#KornizaeMbështetjes ju fton të mendoni jashtë kornizave

22 September, 2022 Pas dy projekteve të suksesshme gjatë pandemisë, projekti i Grupit NLB #KornizaeMbështetjes po fillon për të tretën herë me radhë. Këtë herë projekti ofron mundësi për kompanitë që i japin rëndësi ideve për qëndrueshmëri.

Në vitet e fundit, Grupi NLB i ka kushtuar rëndësi operacioneve të qëndrueshme në rajonin e Europës Juglindore, rajonin që e cilëson si shtëpinë e tij dhe ku është i pranishëm me bankat e tij anëtare. Prandaj, nuk është rastësi që projekti i këtij viti #KornizaeMbështetjes fokusohet në mbështetjen e ideve të gjelbra që do të sjellin avancim, mundësi për zhvillim dhe jetë më të mirë.

Individët nga rajoni ynë tashmë e kanë habitur botën në të kaluarën. Noordung shikoi yjet dhe planifikoi të depërtonte në hapësirë. Nikola Tesla i dha botës rrymën alternative dhe hodhi themelet për energjinë elektrike moderne. Karl Gega, inxhinieri që hodhi poshtë një nga dogmat kryesore të shkencës inxhinierike mbi pamundësinë e ndërtimit të hekurudhave malore me projektin e tij të famshëm - hekurudha e Semmering - një kryevepër e mendjes njerëzore. Ata kishin njohurinë dhe guximin për të arritur e tejkaluar kufijtë e të mundshmes. Sot ato janë frymëzim për shumë njerëz dhe nuk ka pengesa që historia të përsëritet. Prandaj, projekti i tretë #KornizaeMbështetjes është menduar për entuziastët dhe ëndërrimtarët e guximshëm, të cilët Grupi NLB dëshiron t'i ndihmojë për të realizuar ëndrrat e tyre për një të ardhme më të mirë.

"Vëmendja jonë përqendrohet në të ardhmen e këtij rajoni, në mundësitë që ky rajon hap dhe që ne në Grupin NLB mund t'i mbështesim përmes vendimeve dhe shërbimeve tona – pra përmes veprimeve tona. Duke u fokusuar në qëndrueshmëri përmes projektit Korniza e Mbështetjes në këtë kohë është diçka krejtësisht e natyrshme për ne”, thekson Blaž Brodnjak, kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB-së. “Qëndrueshmëria në kuptimin më të gjerë të fjalës, jo vetëm në aspektin mjedisor, por edhe në aspektin social dhe menaxhues, është vënë në qendër të operacioneve tona. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë rajon të mundësive, Europën Juglindore, dhe e dimë se ka shumë për të ofruar – nga cilësia e jetës deri te njohuritë dhe idetë inovative. Vetëm shikoni sa të guximshëm dhe largpamës ishin mendimtarët si Tesla dhe Noordung. Në mënyrë që kjo të vazhdojë të jetë kështu, me projektin Korniza e Mbështetjes, këtë herë do të kërkojmë zgjidhje për qëndrueshmëri dhe për një të nesërme më të mirë. Për ne, ky rajon nuk është vetëm një pikë në hartë. Këtu është shtëpia jonë, këtu po ndërtojmë të ardhmen tonë”.

Dhjetë (10) fitues lokal dhe tre (3) fitues rajonal 

Grupi NLB dëshiron t'u japë mundësi ideve unike dhe inovative që adresojnë sfidat e qëndrueshmërisë. Kjo është arsyeja pse NLB është në kërkim të projekteve që mbështesin dhe kontribuojnë në arritjen e të paktën një prej 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe që ndjekin udhëzimet e Kornizës së Qëndrueshmërisë së Grupit NLB.

Nëse keni një ide të mirë për qëndrueshmëri që nuk është domosdoshmërisht tashmë e pranishme në treg me një produkt ose shërbim specifik, ose nëse keni një ndikim pozitiv, të kuptueshëm dhe të matshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës, atëherë aplikoni online deri më 22 tetor 2022 për të marrë pjesë në projektin #KornizaeMbështetjes. Forma e aplikimit dhe informatat tjera rreth projektit i gjeni këtu.

Me përfitime të veçanta bankare, Grupi NLB do të shpërblejë dhjetë (10) idetë më të mira të biznesit nga çdo treg në të cilin operon, pra nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të njëjtën kohë, finalistëve do t'u jepet edhe mbështetje mediatike dhe mundësi për të mbajtur prezantime.

Nga të gjithë pjesëmarrësit, në raundin e ardhshëm, një juri ekspertësh ndërkombëtarë do të përzgjedhin tre (3) fituesit më të mirë rajonal që ofrojnë zgjidhjet më të mira për sfidat e qëndrueshmërisë, ekonomisë qarkore dhe të ardhmes. Për ta, Grupi NLB ka përgatitur fond rajonal të sponsorizimit në vlerë prej 100 000€. Projekti më i mirë do të shpërblehet me çmim prej 50 000€, i dyti me 30 000€ dhe i treti me 20 000€.

Ju mund të lexoni më shumë për kushtet dhe rregullat këtu.

Qëndrueshmëria – një nga shtyllat e operacioneve të Grupit NLB 

Grupi NLB ka vendosur qëndrueshmërinë e vendimeve dhe veprimeve të saj në qendër të operacioneve, duke ditur se në këtë mënyrë ato mund të ndikojnë në cilësinë e jetës në të gjitha tregjet në rajonin ku operojnë. NLB ishte gjithashtu banka e parë në Slloveni që u angazhua për Parimet e OKB-së për Bankë të Përgjegjshme, dhe në pranverën e këtij viti gjithashtu iu bashkua aleancës së Kombeve të Bashkuara për bankat neutrale ndaj klimës (Net Zero Banking Alliance) e cila synon të harmonizojë portfoliot e kredive dhe investimeve me zero emetime neto deri në vitin 2050 ose më herët.

Vëmendja e Grupit NLB është e përqendruar në të ardhmen për të krijuar një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×