Visa Classic Business
Kartela debitore dedikuar bizneseve (personave juridik), përmes së cilës bizneset mund të kenë qasje në llogarinë e tyre rrjedhëse duke kryer tërheqje në ATM, blerje në POS të NLB Bankës pa provizion, blerje në internet etj. Veçori të kësaj kartele janë mundësia e pagesës për:
- Tërheqjen e Cash-it brenda dhe jashtë shtetit;
- Pagesa në POS-a pa kontakt (CONTACTLESS) deri në shumën 15€ pa nevojë për dhënje të PIN-it.
- Blerje në internet;
- Rezervim të veturave – Rent a car, rezervim të hoteleve ose rezervim të biletave për udhëtim;
- Kontrollimin e bilancit të llogarisë përmes bankomatëve;
- Pagesa në POS kudo që është e vendosur shenja VISA;
- Tarifa të ulëta për shërbimet brenda grupit NLB;
- Limiti ditor për tërheqje përmes ATM është 1,000€.
Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?
Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë qe ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, të njëjtën gjë ju mund t’a bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka