Eko Kredi për Biznese

Është koha të reduktoni shpenzimet tuaja mujore. Investoni në pajisje me energji efiçente, mbroni mjedisin dhe kurseni duke investuar në biznesin tuaj. Ne ju financojmë këtë investim me norma të ulëta të interesit.

Kurseni energjinë

Mbroni mjedisin

Reduktoni shpenzimet mujore

Eko Kredia për biznese mund të përdoret për këto qëllime:

  • Vendosjen e izolimit të jashtëm, izolimit të kulmit dhe dyshemesë;
  • Vendosjen e dyerve dhe dritareve me material termoizolues;
  • Pajisje për ngrohje qendrore me biomasë (pelet, briket, dru)
  • Vendosjen e paneleve solare për prodhim të energjisë dhe ngrohjes së ujit;
  • Blerjen e pajisjeve efiçente, të cilat përdoren në industrinë ushqimore dhe hotelieri;
  • Blerjen e pajisjeve për ndriçim me efiçencë të lartë.


Duke investuar në pajisje me energji efiçente, ju do të zvogëloni shpenzimet e biznesit dhe mbroni mjedisin tuaj;
Ne ju financojmë këtë investim me norma shumë të ulëta të interesit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Letërnjoftimi;
  • Kopja e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi;
  • Plani i biznesit (projekti investiv), faturat, para kontrata,kontrata etj;
  • Pasqyrat financiare;
  • Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti);
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Kushtet që duhet përmbushur për sigurimin e kredisë me mjete të luajtshme (peng):

  • Për periudhën deri në 12 muaj, kredia duhet të mbulohet me kolateral minimum 120%;
  • Për periudhën deri në 36 muaj, kredia duhet të mbulohet me kolateral minimum 150%;
  • Për periudhën nga 37 muaj deri në 60 muaj, kredia duhet të mbulohet me kolateral minimum 180%.

 

Për vlerat e kredisë mbi 50,000 euro dhe në afat mbi 60 muaj, kërkohet mbulesa me hipotekë.

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×