Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentit financiare do të ofrojë edhe komponentin jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja, të cilat do të mbështeten në aspektin:
- E ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi);
- Rrjetëzimit, si dhe
- Mentorimit.
Cilat biznese kualifikohen?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
- NMVM-të në pronësi ose në bashkëpronësi nga më së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv,
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit,
- Një huamarrëse e kualifikuar duhet të ketë biznesin i cili është të paktën në pronësi të një qytetare je banore të përhershme të Kosovës,
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
Cilat kredi mund të përfitojnë nga dritarja për gratë në biznes?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
- Shuma maksimale e kredisë është 250,000 EUR,
- Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj,
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.
Cilat janë karakteristikat e garancisë?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë,
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 20%,
- Tipi i garancisë: Revolvues.
Cilat janë përfitimet?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa,
- Kushte më të favorshme për gratë në biznes,
- Potencialisht norma preferenciale të interest,
- Reduktim i kolateralit,
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
- Qëndrueshmëri e biznesit.
Cili është procesi i aplikimit dhe i vendimmarrjes?
Bëhen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse biznesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Banka do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.