NLB Banka financon 15 bursa për trajnime në Cactus Education

Me qëllim të mbështetjes dhe zhvillimit të potencialeve në fushën e teknologjisë së informacionit, NLB Banka do të financoj 15 bursa për trajnime profesionale Data Engineering në Cacttus Education.

Trajnimet janë pa pagesë me financim nga Banka dhe do të ofrohen nga qendra profesionale e trajnimeve Cacttus Education. Këto trajnime do t’iu ofrohen vetëm kandidateve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret e paracaktuara.

Për të përfituar nga kjo mundësi, kandidatët duhet të përkushtohen dhe nuk duhet të ndërpresin vijimin e trajnimit përgjatë kohëzgjatjes së trajnimit dhe duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme:

  • Plotësimi i formularit të aplikimit online në Web faqen e Cacttus Education për tu kualifikuar për trajnim falas;
  • Demonstrimi i rezultateve të shkëlqyera shkollore, suksesi i shkollës së mesme (rezultatet e kandidatëve të jenë në top 20%);
  • Suksesi në lëndën e Matematikës dhe TIK-ut gjatë shkollimit të mesëm;
  • Mirënjohje, çertifikata nga garat apo ngjarjet e ndryshme arsimore, kulturore, sportive apo të punës dhe kontributit vullnetar;
  • Sigurimi i të gjitha dokumenteve përcjellëse dhe mbështetëse që kërkohen gjatë aplikimit për tu kualifikuar për trajnim falas;
  • Përparësi gjatë përzgjedhjes kanë studentët në fushën e teknologjisë informative;
  • Kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë, sipas nevojës do të përzgjedhen pas një interviste të suksesshme nga komisioni i brendshëm vlerësues.

Trajnimi permban këto module me këtë kohëzgjatje:


Trajnimi: Data Engineering


Trajnimi

Kohëzgjatja


SQL (MSSQL/MYSQL/PLSQL/PostgreeSQL)

30 orë


Python

30 orë


NoSQL (MongoDB, Redis)

30 orë


Soft skills - career counseling

5 orë






Trajnimet fillojnë menjëherë pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

Informata tjera:

  • Afati i fundit për aplikim online është 5 shkurt 2023;
  • Trajnimet dhe do të mbahen 3 herë në javë me nga 2 orë trajnim;
  • Orari do jetë në mbrëmje (17:00-19:00 ose 18:-20:00);
  • Trajnimet do mbahen online për të përfshirë kandidatë nga e gjithë Kosova.

Në total do të jenë 15 kandidatë që do të përzgjedhen për të përfituar trajnime pa pagesë.

Duke ju dëshiruar suksese ju ftojmë të aplikoni tani: https://cacttus.education/aplikimi/

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept