Kursimi gradual

Karakteristikat e produktit:

Kursimi Gradual është formë e veçantë kursimi që ju mundëson klientëve fleksibilitet maksimal në deponime, pavarësisht shumës.

Ky produkt është i dizajnuar për klientët individual të cilët kanë të hyra të rregullta mujore dhe është i përshtatshëm për ata të cilët dëshirojnë që në mënyrë graduale të kursejnë me qëllim të krijimit të një sigurie shtesë financiare në të ardhmen.

Klienti mund të deponoj çdo muaj shumën të cilën ai vetë e cakton. Në këtë mënyrë klienti thjeshtë do të përshtatet me mundësitë e tij dhe me kushtet dhe mënyrën e tij të jetesës.

Përparësitë kryesore:

Kontrata e kursimit bëhet deri në 60 muaj (5 vite) me norma speciale interesi që rriten çdo vit. Kjo kontratë do të mund të shkëputet vetëm në rrethana të caktuara dhe atë pas 12 muajsh,

Mundësia e pagesave mujore në shuma më të mëdha – sipas dëshirës.

Infomacionet bazë:

Pagesa minimale: 5€ në baza mujore nëpërmes të urdhëresës së përherëshme ( standing order),

Afati i maturimit: Deri në 60 muaj ( 5 vite). Pas maturimit mjetet barten në llogarinë rrjedhëse.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×