Njoftim për marrëveshjen për pako të rimëkëmbjes me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
14 January, 2021Në kuadër të marrëveshjeve që Banka ka me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, tani është nënshkruar edhe Marrëveshja për Pako të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) për mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM).
Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe ka për qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive. Kjo Pako do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit (si dhe fermerët me numër identifikues NIF) shërbimeve, tregtisë si dhe grave në biznes.
Në këtë kohë të pandemisë, kjo marrëveshje do të ketë vlerë të shtuar për kategoritë e ndikuara më së shumti nga kriza COVID-19 duke ju mundësuar qasje më të lehtë në financa dhe kushte më të mira për kredi.