NJOFTIM
16 March, 2021NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
NJ O F T I M
Në bazë të nenit 24 paragrafi 3 të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Statutit të NLB Banka sh.a., si dhe njoftimit per BQK rreth mënyrës se mbajtjes konform nenit 184 te Ligjit Nr. 06/L -016 per Shoqëritë Tregtare, NJOFTOHEN aksionarët e NLB Banka sh.a., se Mbledhja e rregullt e Përgjithshme e Aksionarëve të Bankës do të mbahet më datën 26 mars 2021, duke filluar në ora 09:00.
Mbledhja do të mbahet në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a., rr. ”Ukshin Hoti” nr. 124.
Përmbledhja e pikave të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt 27.03.2020
- Shqyrtimi dhe Aprovimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm mbi auditimin e pasqyrave financiare të NLB Banka sh.a. Prishtina për vitin 2020
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit vjetor të afarizmit të bankës për vitin 2020
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit afarist për periudhën 2021-2025
- Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
- Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për pagesën e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
- Shqyrtimi dhe aprovimi i ndryshimeve dhe plotësimeve te Statutit të NLB Banka sh.a. Prishtina
- Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për caktimin e auditorit të jashtëm për vitin 2021