Njoftim për klientët e anëtarësuar në pakot: Super Pako, Pako 6, Prima, e Bardhë dhe e Kaltër
16 June, 2021Ky njoftim i dedikohet të gjithë Klientëve të NLB Banka të cilët janë të anëtarësuar në Pakot si në vijim, lidhur me ndryshimet që do të aplikohen nga data 01 Gusht 2021 në llojin e Pakos që do të kalojnë si dhe në mirëmbajtjen mujore në kuadër të Pakos ku do të kalojnë.
- SUPER Pako
- Pako 6
- PRIMA Pako
- Pako e Bardhë
- Pako e Kaltër
1. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pakot për person fizik të listuara më sipër (rezident apo jo rezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin e-Banking, nga data 01.08.2021 mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimit e-Banking brenda pakos, do të jetë 2,00 EUR.
2. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pakot për person fizik të listuara më sipër (rezident apo jo rezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin m-Banking, nga data 01.08.2021 mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimit m-Banking brenda pakos, do të jetë 2,00 EUR.
3. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pakot për person fizik të listuara më sipër (rezident apo jo rezident) dhe të cilët nuk janë të pajisur me ndonjërin nga shërbimet elektronike (e-Banking apo m-Banking), nga data 01.08.2021 pakos tuaj do t’i shtohet shërbimi m-Banking dhe provizioni i mirëmbajtjes mujore të pakos do jetë 2,00 EUR.
4. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pakot për person fizik të listuara më sipër (rezident apo jo rezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin e-Banking dhe m-Banking, nga data 01.08.2021 do të kalojnë në Pako Digjitale dhe mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimeve e-Banking dhe m-Banking brenda pakos, do të jetë 2,50 EUR.
Për këtë arsye ftojmë klientët që të paraqiten në Bankë për tu njoftuar më për së afërmi me ndryshimet brenda pakos dhe për të aktivizuar shërbimin të cilin e ka të përfshirë në kuadër të mirëmbajtjes mujore të Pakos bazike për person fizik.
Klienti pas ardhjes në bankë mund të ndryshoj llojin e shërbimit elektronik nga m-Banking në e-Banking, apo anasjelltas, varësisht prej kërkesës së klientit.