NLB Banka ka nënshkruar marrëveshjen për lancimin e bonove të thesarit për diasporën

07 July, 2021

NLB Banka ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për lancimin e bonove të thesarit për diasporën përmes së cilës krijohet mundësia shtesë përveq produkteve tjera të kursimit që banka ofron, ky do të jetë një mobilizim shtesë që e mobilizon kapitalin e diasporës drejtë ekonomisë së Kosovës. Emetimi i bonove të diasporës do të jetë në vlerë prej 20 milionë euro, por që mund të shkojë drejt rritjes deri në 50 për qind.

NLB Banka si akter primar, do të ofrojë blerjen e bonove përmes programit të shitjes me pakicë në tregun primar e cila lejohet vetëm për personat fizik rezident dhe jo-rezident, që kanë llogari bankare të hapur.

Në mënyrë që ky emetim të jetë sa më i suksesshëm dhe procesi i shitblerjës së letrave me vlerë të jetë sa më efektiv klientët do të mund të bëjnë blerjen e Bonove të Diasporës përmes rrjetit tonë bankar në të gjithë Kosovës. Shuma minimale për blerje të këtyre boneve është 10 mijë euro, ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro. Shuma totale që është paraparë është 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%.

Bonot e emeturara nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë investim i garantuar, kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi. Interesi vjetor do të jetë 1.2%, ndërsa për 5 vjet 2.2% në vit.

NLB Banka në këtë mënyrë do të mundëson edhe zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Kosovë e cila ka shumë rëndësi në zhvillim më të shpejtë ekonomik përmes alternativave investive të ndryshme.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×