NLB Banka sponsor tradicional i FC Prishtina

13 January, 2022

Edhe këtë vit NLB Banka vazhdon mbështetjen tradicionale për klubin e futbollit më të vjetër në Kosovë, FC Prishtina, i cili këtë vit feston 100 vjetorin e themelimit.

“Me kënaqësi mbështesim këtë klub të madh të futbollit vendas, sportit më të popullarizuar. Ne në NLB Banka besojmë se sporti është i rëndësishëm dhe përpiqemi të ndihmojmë klubet e sportit në çdo mënyrë që mundemi. ” tha z. Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Në anën tjetër z. Remzi Ejupi, Kryetar i Bordit të FC Prishtina, u shpreh falenderues për këtë mbështetje të vazhdueshme tradicionale që NLB Banka i jep klubit. “Me mbështetjen tuaj ne kemi mundësi t’i mbajmë dyert hapur për lojtarët dhe tifozët e futbollit që janë të përfshirë në këtë klub dhe të garojmë edhe në ndeshje ndërkombëtare me sukses. Kemi një skuadër shumë të fort që po tregon rezultate shumë të mira. Këtë vit ne festojmë edhe 100 vjetorin e themelimit të klubit.”

Ky sponsorim është pjesë e angazhimit të Bankës për të ndihmuar komunitetin ku veprojmë dhe për të mbështetur dhe promovuar futbollin në nivel më të lartë. NLB Banka do të vazhdoj mbështetjen për aktivitete sportive edhe në të ardhmen.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×