Njoftim

25 January, 2022
Klientë të nderuar,

Ju njoftojmë që NLB Banka asnjëherë nuk i thërret klientët për të kërkuar informata mbi kartelat bankare të tyre, prandaj ju lusim që asnjëherë të mos i ndani këto informata përmes telefonit:

  • Numrin e llogarisë bankare,
  • Numrin e kartelës bankare (PAN),
  • Fjalëkalimet kartelave tuaja bankare (PIN),
  • Numri i sigurisë së kartelave bankare (CVV - numri treshifror prapa kartelës),
  • Fjalëkalimi i e-banking/m-banking,
  • Kodet e hyrjes dhe transaksioneve të njëhershme në e-banking/mobile banking,
  • Foton e kartelave kreditore,
  • Foton e ID-së tuaj,
  • Pyetjet sekrete apo fjalëkalimet për platforma të ndryshme online të pagesave,
  • Kodin 6 shifror të pranuar me SMS për pagesa online (3D Secure).
Nëse pranoni thirrje të ngjashme (që mund të paraqiten edhe si punonjës të Bankës), ju lusim që të mos i jepni informatat e mësipërme dhe të njoftoni menjëherë Qendrën Kontaktuese: 038 744 100. 

Kanalet zyrtare të komunikimit të NLB Banka sh.a. janë: 
www.nlb-kos.com
Facebook: NLB Banka sh.a. Prishtinë
Instagram: nlb_kos
038 744 100
qendra.kontaktuese@nlb-kos.com | info@nlb-kos.com
Përmes degëve
Viber Chat
Web Chat


Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×