Një botë me zemërgjerësi është një botë plot mundësi

30 December, 2022

Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për t’i sjell atyre sadopak buzëqeshje për festat e fundvitit, sot në Kabinetin e Logopedisë, Banka dhuroi materiale didaktike dhe inventar që janë mjete të domosdoshme për të trajtuar fëmijët me çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Për këta fëmijë u shpërndanë edhe dhurata për vitin e ri.

Gjithashtu, Banka ka shpërndarë dhurata në shoqata për përkujdesje të fëmijëve me nevoja të veçanta në qytete të ndryshme të Kosovës. Dhuratat janë shpërndarë në Ferizaj për shoqatën “Handikos”, Gjilan për shoqatën “Pema”, Gjakovë për shoqatën “Handikos”, Mitrovicë për shoqatën “Down Syndrome” dhe në Prizren për qendrën burimore “Nënë Tereza”.

Këto dhurata kanë gëzuar shumë fëmijët në prag të festave të fund vitit. Këta fëmijë, pas pranimit të këtyre dhuratave simbolike, ishin falënderuar me sinqeritet dhe kjo na bën të kthehemi gjithmonë pranë tyre t’i përkrahim në forma të ndryshme.

Urojmë që viti që vjen të sjellë vetëm gëzim dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë!


Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×