Njoftim lidhur me platformën inovative globale të pagesave GPI

15 September, 2023

Klientë të nderuar,

Ju njoftojmë që NLB Banka ka zhvilluar shërbimin e ri për njoftim përmes email-it në kuadër të pagesave ndërkombëtare që është i lidhur me platformën inovative globale të pagesave GPI (Global Payment Initiative).NLB Banka përveq GPI e-mail notifikimit që tanimë ju ofron për pagesa dalëse ndërkombëtare, do të ofron edhe njoftimin përmes e-mail për pagesa hyrëse ndërkombetare dhe ky shërbim të ofrohet pa pagesë nga Banka. 

Me këtë shërbim shtesë ju do të njoftoheni brenda një afati shumë të shkurtër për pagesat hyrëse ndërkombëtare, pra kur mjetet janë kredituar në llogarinë e juaj në Bankën tonë.

Për më shumë informata ju lutem telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×