ANKAND PUBLIK

02 May, 2024 NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT PËR SHITJEN E PALUAJTSHMËRISË

NLB Banka sh.a., me seli në Rrugën “Ukshin Hoti” Nr.124 Prishtinë i njofton të gjitha subjektet, fizike dhe juridike të interesuara, që shpallë ankandin për shitjen e paluajtshmërisë në pronësi të bankës sipas shënimeve të më poshtme:

Njësia kadastrale O-71914059-10015-0-796-8-21-0 ZK Prishtinë me sipërfaqe prej 68.11 m². Sipas certifikatës së pronës lloji i shfrytëzimit aktual i pronës është banesë.

Prona është pjesë e objektit kolektiv me etazhitet B+P+7 (bodrum, përdhese dhe 7 kate), prona / banesa ndodhet në katin e 5-të (pestë) të objektit kolektiv.

Prona ndodhet në rrugën “Rifat Burgjeviq”, Lagja “Bregu i Diellit”, Zona Kadastrale Prishtinë, Komuna Prishtinë. Zona në të cilën ndodhet është shumë e përshtatshme për banim kolektiv. Prona ndodhet saktësisht mbrapa Qendrës Tregtare te lagja Bregu i Diellit, po ashtu në afërsi ka shkollën fillore “Ismail Qemaili”, Fakultetin e Teknik, dhe shume objekte tjera të banimit dhe afariste.

Ofertuesit duhet ti dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në pliko me çmimin e ofruar dhe oferta më e volitshme do të shpallet blerësi i paluajtshmërisë. Oferta duhet të përmbajë, emrin mbiemrin e ofertuesit, numrin e telefonit, çmimin e ofertuar.

Ofertat dorezohen cdo dite pune në ndertesën e NLB BANKA SH.A në Rrugën “Ukshin Hoti” Nr.124 Prishtinë, në zyren e protokollimit/arhivës.

Prona shitet sipas mënyres “AS-IS” dhe çdo lloj reklamacioni i mëvonshëm nuk do të mirret në shqyrtim.

Vetem oferta fituese do te kontaktohet.

Ofertat pranohen nga data 03/05/2024 deri me datë 13/05/2024.


Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×