Gem Maloku emërohet Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Bordit Udhëheqës të NLB Bankës në Prishtinë

25 July, 2024

24 korrik 2024 – Gazmend Kadriu ka informuar Bordin e Drejtorëve të NLB Bankës në Prishtinë për dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të Bordit Udhëheqës, për shkak të arsyeve personale. Banka respekton vendimin e tij dhe falënderon z. Kadriu për kontributin e tij dhe udhëheqjen e shkëlqyer të Bankës që nga prilli 2023. Nën udhëheqjen e tij, NLB Banka Prishtina arriti rezultate të shkëlqyera në biznes.

Pas dorëheqjes së Z. Kadriu, Bordi i Drejtorëve i NLB Bankës në Prishtinë emëroi në seancën e sotme Gem Malokun si Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Bordit Udhëheqës. Gem Maloku merr pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Bordit të Udhëheqës të NLB Bankës duke filluar nga 1 gushti 2024. Prioritetet kryesore të z. Maloku do të jenë sigurimi i vazhdimësisë së stabilitetit dhe funksionimit të mirë të bankës. Bordi Drejtorëve, së bashku me Gem Malokun dhe Bordin e Udhëheqës, do të përpiqen të zgjerojnë Bordin e Udhëheqës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ofruar një strukturë sa më të përshtatshme të Bordit të Udhëheqës.

Gem Maloku nisi karrierën e tij te Deloitte dhe më pas u bë auditor i lartë. Në vitin 2008 u bë Drejtor i Departamentit të Riskut në NLB Banka Prishtinë dhe u promovua në vitin 2014 si Asistent i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Riskun. Në vitin 2020, Gemi u emërua në Bordin Udhëheqës dhe shërbeu si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) i bankës. Ai u rizgjodh në vitin 2024 si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) dhe mori përsipër edhe funksionin e Zyrtarit Kryesor të Marketingut (CMO) për biznesin e Retail, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e Bankës. Ai ka një diplomë EMBA nga “School of Management” në Bled të Sllovenisë, kualifikim ACCA në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një diplomë BA nga Kolegji Iliria në Prishtinë, Kosovë. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

"Jam i nderuar që jam emëruar Ushtrues i Detyrës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtinë. Pranoj këtë rol me mirënjohje dhe premtim që do të investoj të gjitha përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të Bankës, që të mbetet e suksesshme si në vitet e kaluara.”, tha Gem Maloku pas emërimit.



Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×