FTESË PËR OFERTIM
Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a. (në tekstin në vijim: Banka).
Kushtet minimale për ofertim janë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve,
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme,
- Çmimet e kotuara në euro (€),
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
- Afati i liferimit, dhe
- Garancioni.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042 & 078.
Afati për dorëzimin e ofertave është 11.04.2025.
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.