KONKURS PËR PUNË
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës
Operator i përmbylljes së veprimeve ditore në sistem në Divizionin e Teknologjisë Infromative (një vend pune).
Inxhinier i integrimeve në Divizionin e Teknologjisë Infromative (një vend pune).
OPERATOR I PËRMBYLLJES SË VEPRIMEVE DITORE NË SISTEM
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUAR
- Diplomë bachelor në shkenca kompjuterike apo menaxhim të sistemeve informative.
- Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi në përdorimin e softuerit bankar dhe Microsoft Excel.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi.
- Njohuri elementare me baza të të dhënave dhe MS SQL
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur afatet e përcaktuara.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Të kryejë rekonsilimin e përditshëm të të gjitha transaksioneve, duke siguruar saktësi dhe kompletim.
- Të gjenerojë dhe rishikojë raportet e ditore, javore, mujore për të gjitha aktivitetet bankare.
- Të identifikojë dhe zgjidhë mospërputhjet në të dhënat e transaksioneve.
- Të sigurojë përputhshmërinë me politikat e brendshme dhe kërkesat e rregullatorit.
- Të bashkëpunojë me njësit tjera të Bankës për të lehtësuar proceset ditore,javore dhe mujore.
- Të monitorojë përformancën e sistemit dhe të adresojë çdo problem teknik menjëherë.
- Të ruajë raportime dhe dokumente të sakta të aktiviteteve ditore,javore dhe mujore.
- Të ndihmojë në zbatimin e përmirësimeve të proceseve për të rritur efikasitetin.
- Kryeni punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit në hierarki lidhur me përshkrimin e vendit të punës.
INXHINIER I INTEGRIMEVE
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUAR
- Diplomë universitare ose master në inxhinieri, shkenca kompjuterike ose tjera të ngjashme
- Përvojë me sistemet e infrastrukturës;
- Metodologjitë e shkathëta (“Agile”);
- Eksperiencë me MS SQL, T-SQL, .NET,
- Përvojë me IIS dhe me “Postman” apo të ngjashme dhe formate si Swagger, JSON, XML etj;Përvojë
- Përvojë me ndërmjetësit e mesazheve ( “Enterprise Message Brokers” );
- Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi.
- Obligohet njohja e gjuhës angleze ( niveli i avancuar)
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Ofroni përkrahje dhe zhvillim në integrimet e softuerëve në sistemet e Bankës me palë të treta dhe sisteme të tjera;
- Pjesë e ekipit të Integrimit dhe përgjegjës për projektimin dhe zbatimin e lidhjeve të mbështetjes midis platformës së Bankës dhe sistemeve të TI-së të palëve të treta;
- Dizajnon, programon dhe mirëmban integrimet e sistemeve mbështetëse në platformat e Bankës;
- Punoni ngushtë me Pronarin e Produktit (Product Owner) për të analizuar kërkesat funksionale,infrastrukturore dhe teknike;
- Siguron raporte të qarta dhe në kohë për statusin e zhvillimit, problemet teknike dhe detaje të tjera relevante;
- Mbështet diskutimet teknike me furnizuesit e palëve të treta gjatë fazës së zbatimit;
- Përmbush në mënyrë të vazhdueshme afatet e përcaktuara;
- Siguron mbështetje dhe mirëmbani dokumentacionin për ekipin e operacioneve;
- Ndihmon në zgjidhjen e incidenteve që ndikojnë në operacionet bazë të sistemit dhe propozon veprime për rikuperimin e tyre;
- Merr pjesë në retrospektivat e ekipit dhe dokumenton mësimet e nxjerra;
- Kryeni punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit në hierarki lidhur me përshkrimin e vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 1 korrik 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.