NLB Banka dhe kompania ERVB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin Marigona Hill, një ndër projektet investive më të mëdha në vend

30 November, -0001

NLB Banka, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin Marigona Hill, një ndër projektet investive më të mëdha në vend me kompaninë ERVB për financimin e blerjes se patundshmërive përmes kredisë.

NLB Banka, në vazhdën e përpjekjeve për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, ka vendosur që të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të këtyre patundshmërive me afat deri në 20 vite si dhe kushtet më të volitshme në treg.
Projekti më i ri i Marigona Residence “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 725 m.
E shtrirë në 16.2 hektarë, “Marigona Hill” do të ketë 103 shtëpi, 112 tarracier, 500 banesa dhe 100 lokale afariste, ambiente biznesi si dhe do të përbëhet nga bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta, parkingje përgjatë rrugëve, e shumë elemente të tjera.

NLB banka ne bashkëpunim me partneret e saj  afarist, do të mbetet e përkushtuar në përmirësimin e mirëqenies së klientëve të saj duke ofruar shërbime bankare të favorshme me fokus të veçantë në nevojat dhe kërkesat e klientit.


Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×