Auto Premium Kredi
Ndeze motorin dhe nisu drejt aventurave të reja me veturën e ëndërrave.
Ndeze motorin dhe nisu drejt aventurave të reja me veturën e ëndërrave.
Shfrytëzoje për 3 vjet
Pas 3 vitesh
Bleje, ndërroje ose ktheje.
Shfrytëzo mundësinë unike për financim të veturës dhe përjeto rehati dhe fleksibilitet.
Tani ju mund të paguani vetëm për periudhën 3 vjecare që e përdorni veturën.
Pas kësaj periudhe ju vendosni nëse dëshironi ta mbani veturën dhe të paguani pjesën e mbetur të vlerës së veturës, ta ktheni pa asnjë obligim shtesë apo ta ndërroni me veturë të re.
Përmes kësaj oferte unike ju mund të blini veturën tuaj të preferuar në njërin nga autosallohet me të cilat banka ka marrëveshje, me normë preferenciale interesi.
Financimi i Auto Premium kredisë ndahet në tre elementë kryesorë:
Vlerë e Garantuar e Ardhshme e Tregut, ose VGAT: Kjo pagesë e madhe përfundimtare (kësti i fundit) është sa do ti kushtojë klientit të zotërojë makinën në fund të marrëveshjes.