Udhëzime për aktivizimin dhe përdorimin e NLB Pay
Parakushtet për përdorimin e kuleta digjitale NLB Pay:
- Telefona të mençur me sistem operativ Android (Lollipop 5.0 dhe më të rinj) dhe me NFC
- Çdo kartelë e pagesës NLB MasterCard dhe Visa.
Aktivizimi i kuleta digjitale NLB Pay:
- Në dyqanin e Google Play, gjeni aplikacionin NLB Pay Kosova dhe shkarkoni atë
- Shkruani NUI (numrin unik të identifikimit të qytetarit) dhe 4 shifrat e fundit të njërës nga kartelat e pagesës NLB MasterCard ose Visa (numri i kartelës është në pjesën e përparme të kartelës).
- Sigurohuni që numri i shfaqur në telefonin tuaj mobil të jetë i saktë. Ju do të merrni SMS tekstin me fjalëkalimin OTP në numrin e telefonit në mënyrë që të mund të aktivizoni kuletën digjitale NLB Pay.
- Shkruani fjalëkalimin e OTP që keni marrë përmes SMS
- Zgjidhni një fjalëkalim 4-shifror dhe aktivizoni kuletën tuaj digjitale (fjalëkalimi nuk duhet të jetë i njëjtë me 4 shifrat e fundit të kartelës suaj).
SHKARKIMI
Në Google Play, ju mund të shkarkoni aplikacionin NLB Pay Kosova në telefonin tuaj.
Shkarko aplikacionin NLB Pay
Nëse keni ndryshuar telefonin tuaj mobil dhe keni nevojë për ndihmën tonë gjatë instalimit, mund të na kontaktoni në qendrakontaktuese@nlb-kos.com ose në numrin e telefonit 038744100.
Digjitalizimi i kartelës NLB MasterCard:
- Duke shtypur simbolin “+” ju do të shihni të gjitha kartelat që mund ti digjitalizoni.
- Zgjidhni kartelat e dëshiruara nga oferta
- Konfirmo kartelën e zgjedhur
- Prisni derisa digjitalizimi i kartelës të përfundojë dhe pastaj mund të digjitalizoni kartelat e tjera.
Vërejtje/Informim:
- Zgjidhni kartelën Mastercard ose Visa të NLB që ju përdorni më shpesh për të paguar si kartelën tuaj primare.
- Përcaktoni kuletën tuaj digjitale si një kuletë prioritare për pagesa:
- në NLB Pay: Cilësimet – Vendosni si kuletën bazë të mobilit ose Settings – Set default wallet
ose
- cilësimet e telefonit
- Nëse nuk jeni në gjendje të identifikoheni në kuletën digjitale të NLB Pay, sigurohuni që të keni një proxy të regjistruar në cilësimet e “rrjetit mobil”. Nëse e njëjta gjë është e shkruar, ajo duhet të fshihet.
Kuleta digjitale NLB Pay, për shkak të kërkesave të sigurisë të sistemeve të kartelave, nuk punon në telefonat mobil me parametrat e ndryshuar të fabrikës ose telefonat që kanë ndryshuar kodin e para programuar (ndërprerja e sigurisë – “rootani” telefona mobil). Gjithashtu, nuk funksionon nëse telefoni juaj nuk është i siguruar / mbyllur me të paktën një veçori të sigurisë – PIN, gjurmë gishtash, njohje fytyre
Kuleta digjitale NLB Pay ofron sigurinë më të lartë të mundshme për përdoruesit
Qasje dhe përdorim i sigurt
Për qasje të sigurtë në kuletën tuaj digjitale ne kemi mundësuar disa mënyra:
- Qasja në aplikacion aktivizohet duke përdorur fjalëkalimin 4-shifror, të cilin e specifikoni kur aktivizoni kuletën tuaj digjitale
- Kuleta digjitale nuk mund të aktivizohet dhe të përdoret në rast se telefoni mobil nuk është i siguruar me të paktën një veçori sigurie – PIN, gjurmë gishtash, njohje fytyre.
VËMENDJE
Për të siguruar aktivizimin dhe përdorimin e aplikacionit tonë, është thelbësore që të mos e ndani me askënd PIN-in tuaj, kodet OTP (one time password) ose ndonjë informacion tjetër të ndjeshëm. Këto të dhëna janë personale dhe duhet të mbahen vetëm nga ju si klient. Mos i ndani ato në asnjë formë, as online dhe as përmes SMS-ve. Vetëm ju mund të përdorni këto informacione për të hyrë dhe për të përdorur aplikacionin zyrtar të Bankës. Kjo masë është thelbësore për të mbrojtur llogarinë tuaj dhe për të parandaluar qasjen e paautorizuar.
Kuletën digjitale NLB Pay mund ta përdorni me lehtësi edhe me gjurmë gishtash.
Detajet e kartelës
Të gjitha pagesat e bëra përmes kuletës digjitale NLB Pay ruhen në seksionin »Detajet«
AKTIVIZIMI
Shkruani NUIQ dhe 4 shifrat e fundit nga MasterCard ose Visa kartela dhe ndiqni hapat
Mos harroni të aktivizoni NFC!
PËRDORIMI
Për pagesë hape telefonin tënd mobil dhe afroje pranë terminalit POS e ardhshëm
Nëse e keni humbur ose u është vjedhur telefoni juaj mobil, mund të kontaktoni numrat e telefonit 038 744 100 ose 0800 50 444.
Porositni kartelë NLB MasterCard dhe Visa dhe bëhu përdorues i kuletës digjitale NLB Pay
Porositni në Degë
Ju gjithashtu mund të merrni kartelat e pagesës NLB MasterCard dhe Visa duke vizituar degën tonë dhe duke bërë kërkesën për pajisje me kartelën MasterCard dhe Visa.
Shpenzimet
Shkarkimi i aplikacionit të kuletës digjitale nga Google Play store |
Falas |
Përdorimi i kuletës digjitale NLB Pay Kosova |
Falas |
Afatet dhe kushtet e përgjithshme
Kushtet e përgjithshme për përdorim të kuletës digjitale NLB Pay Kosova
Kushtet e përgjithshme për përdorim të kuletës digjitale NLB Pay Kosova
Marrëveshja e përdorimit të Licencës NLB Pay
Marrëveshja e përdorimit të Licencës NLB Pay