Kredi biznesi deri në 100,000€

Zgjeroni biznesin tuaj duke investuar në pajisje dhe makineri apo realizoni furnizimin me mall me kredi investive apo mjete qarkulluese deri në 100,000€ dhe fillo pagesën e këstit të parë pas 3 muajsh.

Merr kredi biznesi deri në 100,000€ me normë fikse të interesit dhe fillo pagesën e këstit të parë pas 3 muajsh.

Cilat kushte duhet t'i përmbushni për aplikim:

  • Të jeni banor të Republikës së Kosovës;
  • Të keni biznes aktiv;
  • Biznesi të gjenerojë të hyra, të jetë profitabil;
  • Të keni histori të mirë kreditore.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopja e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi;
  • Plani i biznesit (projekti investiv),faturat, para kontratat, kontratat etj.;
  • Pasqyrat financiare;
  • Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti);
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Kushtet për kredi për mjete qarkulluese dhe mjete investive:

  • Shuma maksimale e kredisë: deri në 100,000 euro;
  • Afati: deri në 36 muaj për mjete qarkulluese, deri në 84 muaj për mjete investive;
  • Bashkëhuamarrës, dhe garantues varësisht nga profili i klientit;
  • Pa hipotekë deri në 50,000 euro dhe në afat deri në 60 muaj.

Kushtet për sigurim të produktit kreditor me mjete të luajtshme (peng):

  • Për periudhën deri në 12 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 120%;
  • Për periudhën deri në 36 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 150%;
  • Për periudhën nga 37 muaj deri në 60 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 180%.

Të gjitha produktet kreditore për persona juridik në afat mbi 60 muaj duhet të mbulohen me hipotekë.


Kushtet e kredisë investive:

  • Financimi: deri në 100%;
  • Norma nominale e interesit: 6.00%;
  • Norma efektive e interesit: 6.33%;
  • Provizioni: 0.50%.

Shembull i kredisë:

  • Shuma e kredisë: 100,000.00€;
  • Afati i kredisë: 84 muaj;
  • Provizioni: 0.50%;
  • Norma efektive e interesit: 6.33%;
  • Kësti mujor: 1,460.86 euro.

Shuma totale që klienti duhet t’ia kthej Bankës deri në fund të afatit të kontraktuar është 122,711.86 euro.


Kushtet e kredisë për mjete qarkulluese:

  • Financimi: deri në 100%;
  • Norma nominale e interesit: 6.50%;
  • Norma efektive e interesit: 7.06%;
  • Provizioni: 0.50%.

Shembull i kredisë:

  • Shuma e kredisë: 50,000.00€;
  • Afati i kredisë: 36 muaj;
  • Provizioni: 0.50%;
  • Norma efektive e interesit: 7.06%;
  • Kësti mujor: 1,532.45.

Shuma totale që klienti duhet t’ia kthej Bankës deri në fund të afatit të kontraktuar është 55,168.21 euro.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept