Kredi Ekologjike

Investo në teknologji efçiente në shtëpinë tuaj.

Mbroni mjedisin

Ulni shpenzimet

Shtoni vlerën e shtëpisë suaj

Kredi Ekologjike

Dëshironi të përmirësoni komfortin dhe efiçiencën energjetike të shtëpisë apo banesës tuaj? Me Kredinë Ekologjike, ju mund të financoni investime të gjelbra dhe të përfitoni grant deri në 20% të kostove të pranueshme. Është koha të bëni një zgjedhje inteligjente për shtëpinë tuaj dhe për mjedisin.

Çfarë mund të financoni me Kredinë Ekologjike?

Kredia mbulon një gamë të gjerë teknologjish të aprovuara nga GEFF (Green Economy Financing Facility), duke përfshirë:

  • Dritare, dyer dhe xhama me efiçiencë të lartë energjetike
  • Izolim i mureve të jashtme (vetëm për shtëpi)
  • Izolim i kulmit, çatisë apo katit të fundit (vetëm për shtëpi)
  • Izolim i dyshemesë
  • Izolim i mureve ndarëse në zona me kërkesa të ndryshme për temperaturë
  • Kaldaja biomase me peleta – burim i rinovueshëm energjie
  • Ndriçim me efiçiencë të lartë
  • Pompa termike – burim i rinovueshëm energjie
  • Panele diellore për ujë të ngrohtë – burim i rinovueshëm energjie
  • Panele fotovoltaike për prodhim të energjisë – burim i rinovueshëm energjie
  • Sistem ventilimi mekanik me rikuperim të nxehtësisë
  • Rezervuarë për ujë të ngrohtë
  • Karikues për makina elektrike (i vlefshëm nga data 02.04.2025)
  • Bateri Li-Ion në kombinim me panele fotovoltaike – burim i rinovueshëm energjie

Teknologjitë duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në Udhëzuesin Teknik të GEFF. Më shumë detaje mund t’i gjeni këtu:
https://ebrdgeff.com/kosovo/al/eligible-auxiliary-costs/

Përfitoni Grant deri në 20%

Pas përfundimit të investimit, klientët bëhen të vlefshëm për të përfituar grant në masën 15% ose 20% të kostove të pranueshme, që përfshin:

  • Koston e pajisjes/materialit me efiçiencë të lartë
  • Kostot ndihmëse të instalimit (në përqindje të lejuar për çdo produkt)

Kushtet e Kredisë

  • Shuma maksimale e kredisë: deri në 50,000 EUR
  • Klienti nuk mund të aplikojë për më shumë se një grant për të njëjtin investim
  • Kushtet e tjera të kredisë sipas politikave të institucionit financiar

Bëni hapin e parë drejt një të ardhmeje më të gjelbër! Aplikoni sot për Kredinë Ekologjike dhe përfitoni nga avantazhet financiare dhe mjedisore që ofron kjo zgjidhje inovative.

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept