Garmin Pay
11 November, 2024 Bëhu edhe më i shpejtë, paguaj me orën tënde GarminRealizo pagesa pa kontakt me Garmin Pay
Për të realizuar pagesa me orën tuaj Garmin, nuk ju nevojitet të lidhni orën me telefonin tuaj apo internet. Krejt çka duhet të bëni është të aktivizoni orën, të zgjidhni kartelën dhe ta afroni orën pranë terminalit POS.
A është Garmin Pay për mua?
Nëse keni një orë Garmin me funksionalitet NFC, ju mund të digjitalizoni të gjitha kartelat debit dhe kredit të brendit Mastercard dhe Visa nëpërmjet aplikacionit Garmin Connect në Garmin Pay. Për të instaluar aplikacionin Garmin Connect (brenda të cilit punon Garmin Pay), ju duhet edhe një telefon në të cilin e keni të lidhur orën tuaj Garmin.
Garmin Pay
Shkarko dhe aktivizo Garmin Pay
Shkarko aplikacionin Garmin Connect, i cili gjithashtu kontrollon orën tuaj Garmin. Në tabin More, kërkoni Garmin Pay, zgjidhni Add Card dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion. Për të shtuar me sukses kartelën tuaj në Garmin Pay, ju gjithashtu do të duhet të futni një kod aktivizimi një herë në aplikacion, të cilin do ta merrni nëpërmjet SMS mesazhit. Pasi kartela të shtohet në aplikacion, do ta shihni edhe në orën tuaj Garmin.
Për përdoruesit e Garmin Watch
Kushtet e Përgjithshme për Përdorimin e Kartelave në Format Digjital Garmin Pay.pdf