Udhëheqës i Ekspoziturës në Malishevë
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:
Udhëheqës i Ekspoziturës në Malishevë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
- Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në shërbimet bankare;
- Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar dhe t’i ketë 3 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse;
- Aftësi të mira të komunikimit, nder-personale dhe të menaxhimit;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Udhëheqja, shitja, raporti me palët, të punësuarit dhe administrimi i ekspoziturës;
- Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes sipas objektivave;
- Udhëheq njësinë punuese, dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
- Koordinon dhe drejton aktivitetet nëpër sportelet e ekspoziturës;
- Përpilon Planin e biznesit të ekspoziturës dhe kujdeset për realizimin e tij në koordinim me drejtorin e Filialit;
- Përcjellja dhe kujdesi për depozitat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e bankës dhe me ata potencial;
- Përcjellja e realizimit dhe e kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit të klientëve;
- Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare dhe kanaleve bashkëkohore (kartela, e-klik, etj);
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj në nivel të Ekspoziturës;
- Promovimi dhe shitja aktive e shërbimeve bankare;
- Vendosja e kontakteve me komitentët, si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste;
- Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e ekspoziturës dhe sporteleve në kuadër të ekspoziturës;
- Përgatitja e propozimeve për organet vendimmarrëse si dhe vendosja në përputhje me autorizimet e deleguara;
- Identifikimi i nevojave për të punësuar të rinj dhe njoftimi i niveleve më të larta për këto nevoja;
- Stimulon stafin për vijimin e trajnimeve me anë të pjesëmarrjes virtuale dhe fizike;
- Hartimi i raporteve dhe informatave të tjera për funksionimin dhe punën e ekspoziturës;
- Raporton drejtpërdrejt te drejtori i filialit, drejtori i Divizionit për Retail si dhe të Bordi Udhëheqës i Bankës;
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera që i besohen nga Bordi Udhëheqës i Bankës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 20 mars 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.