Auditor i brendshëm i lartë

20 March, 2025 Auditor i brendshëm i lartë

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Auditor i brendshëm i lartë (një vend pune)

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;

Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në institucione financiar dhe së paku 3 vite në auditim të brendshëm;

Preferohet certifikimi për auditor të brendshëm;

Njohuri të gjuhës angleze për komunikim dhe shkrim;

Aftësi të mira komunikatave dhe prezantuese;

Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;


PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

Njohës i mirë i çështjeve në fushën e caktuar që auditon;

Raportimet javore për implementimin e detyrave të planifikuara;

Përgatitjen e programit te auditimit para çdo fillimi të auditimit të brendshëm;

Implementimin e procedurave të auditimit në linjë me metodologjinë e auditimit të brendshëm;

Konsultimin me Drejtorin e Sektorit te Auditimit Brendshëm lidhur me procedurat e detajuara- para fillimit të auditimit;

Të sigurohet se qëllimet e auditimit janë kuptuar;

Identifikimin e rreziqeve kryesore në fushën që e auditon dhe njohuri në sistemin e kontrolleve të brendshme në fushën që e auditon;

Kryerja e testimeve përkatëse për ë konkluduar nivelin e efektivetit dhe efikasitetit të kontrolleve të brendshme të fushës që e auditon;

Raportimin tek Drejtorja e Sektorit Auditimit Brendshëm për procedurat e implementuara te auditimit dhe kohën e shfrytëzuar gjatë auditimit;

Konsultimin me anëtaret e ekipit lidhur ne rast të punës ekipore dhe koordinimi me ta sipas metodologjisë së punës të Auditimit të Brendshëm;

Rishikimin e punës së auditorëve tjerë ( nëse është e nevojshme);

Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës të udhëheqësit direkt.



Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 28 mars 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

Apliko

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept