Studimet universitare z. Lumezi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Karrierën e ka filluar në vitin 1980 në Bankën e Lubjanës në Prishtinë dhe ka vazhduar punën deri në vitin 1990 kur Banka e Lubjanës shndërrohet në Bankën Kreditore dhe z. Lumezi caktohet në pozitën e Menaxherit të Divizionit Retail e më pastaj në pozitën e Auditorit të Brendshëm.
Në vitin 2000 ka filluar të punoj në ProCredit Bank në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm. Nga viti 2005 ka kaluar në Bankën e Re të Kosovës (BRK) si Drejtor i Përgjithshëm. Që nga Janari i vitit 2008, z. Lumezi është Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.
Gjatë karrierës së tij, z. Lumezi ka përfunduar specializime të ndryshme në institucione financiare për menaxhim të fondeve, likuiditetit, kontrolla interne, auditim, menaxhim të rrezikut, menaxhim të produkteve në shërbimet financiare etj. Disa nga specializimet dhe trajnimet më të rëndësishme që i ka ndjekur janë: Shkolla për Bankier e Bankës se Lubjanës, ProCredit Banking Academy në Frankfurt, Barents Group, Commerzbank në Pragë, Trajnimi Profesional Marcus Evans në Londër, trajnim për Lidership pranë Institutit të Lidershipit në Tiranë etj.
Nga viti 2005, z. Lumezi është i përfshirë në Shoqatën e Bankave të Kosovës ndërsa në Qershor të vitit 2019, z. Albert Lumezi u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës për mandat dy vjeçar.
Gjithashtu, z. Lumezi ka qenë anëtar në Fondin Amerikano-Kosovar për Edukim dhe në Këshillin e Investitorëve Evropian, ndërsa momentalisht është anëtar në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.
Edukimin e mesëm z. Koshutova e përfundoj në “Shkollën e mesme Ekonomiko Juridike” në Prishtinë kurse Studimet Universitare i ka përfunduar në Univerzitetin Middlesex në Londër për Ekonomi dhe Teknologji Informative (1995-1998). Studimet Pas-Universitare (International Executive MBA) i ka përfunduar në Shkollën për Menaxhim IEDC në Bled, Slloveni (2019 - 2020).
Z. Koshutova, karrierën bankare e filloi në vitin 2000 në ProCredit Bank si Auditor i Brendshëm. Me zhvillim të vazhdueshëm ka arritur në pozitën e Menaxherit të Degës në Filialën e Prizrenit dhe me pas është promovuar në pozitën e Menaxherit të Divizionit për Operacione dhe Pagesa në ProCredit Bank. Në janar 2005, z. Koshutova kaloi në Bankën e Re të Kosovës në pozitën Zëvendës i Drejtorit Gjeneral ku ishte përgjegjës për Operacionet Bankare. Që nga Janari i vitit 2008, është Anëtar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka i angazhuar konkretisht në aktivitetet e shitjes, pagesave dhe IT.
Me qëllim të ngritjes profesionale, z. Koshutova ka ndjekur trajnime të ndryshme në fushën bankare. Disa nga specializimet dhe trajnimet më të rëndësishme që i ka ndjekur janë: London School of Economics në Londër, ProCredit Trainings, SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication), Visa Business School, Barents Group Training, Marcus Evans Professional Training në Londër, Beyond Limits si dhe trajnim për Lidership pranë Institutit të Lidershipit në Tiranë.
Z. Koshutova është i angazhuar në aktivitete të ndryshme bankare dhe ka qenë Anëtar i Bordit në Shoqatën e Bankave të Kosovës në periudhën 2004 – 2019. Angazhimi aktual i z. Koshutova është në cilësinë e anëtarit në Këshillin e Investitorëve Evropian në Prishtinë.
Edukimin e mesëm z. Maloku e përfundoj në “RJR Reynolds” Winston Salem në Karolinën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse studimet Universitare ka përfunduar në Prishtinë. Edukimin profesional e ka përfunduar në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar (ACCA) dhe mbanë titullin kontabilist/auditor i certifikuar. Nga viti 2013 është anëtar dhe tani mbanë titullin Fellow në kuadër të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Z. Maloku ka filluar punën në vitin 2001 në industrinë e financave publike duke qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të KPMG-Barents grup Emerging Markets në Prishtinë. Në Maj të vitit 2003 angazhohet në Deloitte Kosova. Me zhvillim të vazhdueshëm profesional përbrenda Deloitte ka arritur në nivelin e Auditorit të lartë, dhe është angazhuar ne auditimin e institucioneve financiare përfshirë industrinë e sigurimeve si dhe është angazhuar në udhëheqjen e auditimeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike në zyrën e Deloitte në Kosovë dhe në Rumani.
Gjatë punës në Deloitte është angazhuar në auditim të industrive te ndryshme si dhe në ofrimin e shërbimeve të due diligence, auditimit forenzik dhe shërbime të tjera këshillëdhënëse financiare në kuadër të zyrës në Kosovë dhe në Rumani.
Në vitin 2008 z. Maloku ka filluar punën në NLB Banka në Prishtinë, në pozitën e Drejtorit të Sektorit për Menaxhimin e Riskut. Kurse në vitin 2014 është promovuar në pozitën e Ndihmës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Risk deri në vitin 2017 kur edhe është emëruar Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka në Prishtinë.
Nga 1 Janar i vitit 2020, z. Maloku është emëruar në pozitën e Anëtarit të Bordit Udhëheqës në NLB Banka.
Angazhimet shtesë të z. Maloku përfshijnë: Kryesues i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (2013-2018) për dy mandate në vazhdimësi, Kryesues i grupit punues për hartimin e ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Kryesues i Komitetit të Rrezikut në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës etj.