Bordi Udhëheqës i NLB Banka

...

Gazmend Kadriu

Kryetar i Bordit Udhëheqës

Z. Kadriu sjell përvojë dhe ekspertizë të pasur në këtë pozitë. Ai është një bankier me eksperiencë 30 vjeçare në sistemin bankar të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, në banka komerciale dhe qendrore, si dhe në auditim dhe konsulencë bankare. 

Z. Kadriu ishte Kryeshef Ekzekutiv dhe më pas anëtar i Bordit të Drejtorëve të Union Bank në Shqipëri që nga viti 2005. Para kësaj, ai ishte Drejtor i Bankës së Re të Kosovës në vitin 2004. Ai gjithashtu ka shërbyer si anëtar i Bordi i Drejtorëve dhe Komitetit për Menaxhimin e Riskut në NLB Tutunska Banka Shkup në Maqedoni. Z. Kadriu ka punuar edhe si Udhëheqës i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (1996 – 1998), pasuar nga auditimi dhe konsulenca bankare, duke përfshirë edhe Ernst & Young në Shkup.

...

Gem Maloku

Anëtar i Bordit Udhëheqës

Edukimin e mesëm z. Maloku e përfundoj në “RJR Reynolds” Winston Salem në Karolinën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse studimet Universitare ka përfunduar në Prishtinë. Edukimin profesional e ka përfunduar në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar (ACCA) dhe mbanë titullin kontabilist/auditor i certifikuar. Nga viti 2013 është anëtar dhe tani mbanë titullin Fellow në kuadër të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Z. Maloku ka filluar punën në vitin 2001 në industrinë e financave publike duke qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të KPMG-Barents grup Emerging Markets në Prishtinë. Në Maj të vitit 2003 angazhohet në Deloitte Kosova. Me zhvillim të vazhdueshëm profesional përbrenda Deloitte ka arritur në nivelin e Auditorit të lartë, dhe është angazhuar ne auditimin e institucioneve financiare përfshirë industrinë e sigurimeve si dhe është angazhuar në udhëheqjen e auditimeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike në zyrën e Deloitte në Kosovë dhe në Rumani.

Gjatë punës në Deloitte është angazhuar në auditim të industrive te ndryshme si dhe në ofrimin e shërbimeve të due diligence, auditimit forenzik dhe shërbime të tjera këshillëdhënëse financiare në kuadër të zyrës në Kosovë dhe në Rumani.

Në vitin 2008 z. Maloku ka filluar punën në NLB Banka në Prishtinë, në pozitën e Drejtorit të Sektorit për Menaxhimin e Riskut. Kurse në vitin 2014 është promovuar në pozitën e Ndihmës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Risk deri në vitin 2017 kur edhe është emëruar Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka në Prishtinë.

Nga 1 Janar i vitit 2020, z. Maloku është emëruar në pozitën e Anëtarit të Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Angazhimet shtesë të z. Maloku përfshijnë: Kryesues i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (2013-2018) për dy mandate në vazhdimësi, Kryesues i grupit punues për hartimin e ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Kryesues i Komitetit të Rrezikut në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës etj.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×