Këshilltar i klientëve – komercialist në Filialin në Podujevë

18 September, 2024

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Këshilltar i klientëve – komercialist në Filialin në Podujevë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 1 vjet përvojë pune në bankë ose institucione tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe nder-personale;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Informimi i klientëve për të gjitha llojet e shërbimeve dhe produkteve bankare;
  • Realizon kërkesat për produkte kreditore në aplikacionin e Bankës;
  • Këshillimi i klientëve lidhur me ofertat e Bankës si dhe përzgjedhja dhe shitja e produkteve që i përshtaten klientit;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Menaxhimi i të gjitha llojeve të llogarive, hapja e llogarive rrjedhëse, depozitave, kursimeve, kredive personale, kartelave kreditore, urdhëresat të përhershme, direkt debit;
  • I pajisë klientët me shërbimet: e-banking, m-banking, sms banking etj.;
  • Kryen transaksione non-cash (transfere të mjeteve) vetëm nëse klienti nuk e ka shërbimin M-klik ose E-klik;
  • Grumbullon të dhënat afariste dhe raportet financiare mbi klientin dhe afarizmin e tij;
  • Vepron i pavarur në përpunimin e të dhënave dhe informatave afariste e financiare mbi klientin, dhe bartjen e tyre te shërbimet përkatëse të Bankës, të cilat janë të obliguara për përpunimin dhe lejimin e plasmanëve;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Monitoron dhe përcjell kreditë e lejuara, përkatësisht kthimin e obligimeve të marra, me qëllim të shmangies së problemeve nga mos-përmbushja e obligimeve të marruara;
  • Përgatit raporte mbi realizimin e planeve dhe qëllimeve afariste si dhe krijon raporte ditore për numrin e llogarive të hapura dhe llogarive të mbyllura sipas llojeve rrjedhëse, TDA dhe të kursimeve;
  • Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe angazhohet në mbledhjen e depozitave në Bankë;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 26 shtator 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.


Apliko këtu

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×