NLB E-Commerce

NLB E-Commerce është platforma më moderne për dyqanet online. Shisni online në mënyrë të sigurt dhe të lehtë!

NLB E-Commerce

Nëse dëshironi të jeni aty ku janë klientët tuaj dhe të ofroni produktet tuaja në internet atëherë ju mund të hapni dyqanin tuaj online ku produktet dhe shërbimet tuaja do të jenë të disponueshme edhe për më shumë klientë potencial. Ju mund t'ia mundësoni klientëve tuaj të paguajnë me kartela  në faqen e internetit, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë pa kufizim kohor në shitje.

Si funksionon?

  • Klienti viziton webfaqen tuaj.
  • Zgjedh produktet/shërbimet nga oferta që dëshiron të blejë.
  • Pasi ka zgjedhur gjithçka që dëshiron të blejë, klienti zgjedh opsionin për të paguar menjëherë me kartelë.
  • Klienti do të drejtohet në webfaqen e mbrojtur të NLB Bankës dhe do të vendos të dhënat në lidhje me kartelën e tij të pagesës për të realizuar pagesën. Faqja e vendosjes së të dhënave të kartelës mund të vendoset edhe në webfaqen tuaj.  
  • Pasi të kontrolloni disponueshmërinë e mallrave në depo, logjistikën e procese tjera dhe të konfirmoni porosinë, paratë do të paguhen në llogarinë e kompanisë tuaj në ditën tjetër të punës.

Çka është NLB E-Commerce?

NLB E-Commerce është një shërbim që mundëson tregtinë elektronike - shitjen e produkteve dhe shërbimeve përmes faqeve të internetit të shitësve në mënyrë të thjeshtë dhe funksionale. Shërbimi mundëson pranimin e kartelave për pagesë (Mastercard, Maestro, VISA) në pikën e shitjes së internetit në një mjedis të sigurtë, me realizimin e verifikimit financiar dhe të sigurisë online të kartelave për pagesë

Për kë është i destinuar shërbimi NLB E-commerce?

Shërbimi NLB E-Commerce është i dedikuar për ndërmarrësit dhe kompanitë që duan të ofrojnë një mënyrë të sigurtë për të paguar për produktet dhe shërbimet e tyre në internet për klientë nga e gjithë bota.

Gjithashtu, për të gjithë ata që në këtë mënyrë dëshirojnë:

  • Të përmirësojë shërbimet dhe shitjet,
  • Të jenë konkurrues në treg,
  • Të fitojnë klientë të rinj.

Karakteristikat dhe përfitimet e shërbimit

  • Pagesë më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më e sigurtë.
  • Oferta juaj është e disponueshme për klientët tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë pa asnjë kufizim kohor për shitje.
  • Biznesi global - klientët mund të paguajnë me çdo kartelë bankare kudo në botë.
  • Mundësia e dhënies së zbritjeve për klientët që paguajnë me kartela të NLB Banka sh.a.
  • Mundësia e shitjes me këste për klientët që paguajnë me kartela të NLB Banka sh.a.
  • Blerja e sigurtë e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë suaj përmes faqes suaj në internet.
  • Monitorim më efikas i transaksioneve të realizuara.
  • Konsulencë dhe mbështetje teknike në të gjitha fazat e implementimit të shërbimit.
  • Ofrimi i ambientit për qëllime testimi përpara fillimit të tregtisë elektronike.
  • Disponueshmëri më e madhe e dyqanit në internet për klientë në krahasim me vendndodhjen fizike të pikave të shitjes.
  • Kosto më të ulëta të mbajtjes së një pike të shitjes në internet krahasuar me mënyrën tradicionale të të bërit biznes.

Funksionalitet i avancuar i tregtisë elektronike

  • Card-on-file (tokenizimi i kartelës) – Përdoruesit e regjistruar në webfaqen/aplikacionin tuaj lejohen të ruajnë të dhënat e kartelës, kështu që nuk duhet të vendosin të dhënat e kartelës për blerjet/pagesat e mëvonshme nëse kanë zgjedhur më parë opsionin e ruajtjes së kartelës. Kjo redukton ndjeshëm kohën e nevojshme për realizim të blerjes dhe ndikon pozitivisht në përvojën e përdoruesit (pagesa me një klikim).
  • Pagesat e përsëritura (javore, mujore, vjetore...). Përdoruesi i regjistruar ka mundësinë të zgjedhë që me kartelën e tij herë pas here të realizoj pagesa në mënyrë atuomatike ndaj dyqanit online. Ky funksionalitet është jashtëzakonisht i përshtatshëm për të paguar faturat, tarifat e anëtarësimit dhe abonimet.
  • Mundësi pagese me këste për klientë që përdorin kartelat e NLB Banka sh.a.

Përfitime shtesë

Shërbimi NLB E-Commerce garanton siguri shtesë përmes teknologjisë së implementuar 3D Secure (Mastercard ID Check dhe Visa Secure), një standard sigurie që mundëson vërtetimin e përdoruesve të kartelës kur paguajnë në pikën tuaj të shitjes në internet. Kjo nënkupton një shkallë shtesë mbrojtjeje për bizneset dhe klientët.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×