Kartela Deponuese për Agjentët e klientëve të Biznesit
NLB Banka lansuar produktin “Kartela Deponuese për Agjentët e klientëve të Biznesit”, produkt ky i dedikuar vetëm për deponime kesh në bankomat të NLB Banka. Kartela do të jetë pa provizion.
Të gjithë Agjentët e juaj të autorizuar, të cilët deri më tani kanë realizuar deponime të pazareve ditore në sportelet e bankës, tani e kanë mundësinë që këto deponime t’i realizojnë përmes bankomatëve (ATM Depozitor).
Për t’u pajisur me kartelën deponuese, agjenti duhet te autorizohet në llogarinë e biznesit dhe ky autorizim vlen vetëm për deponime cash në bankomat, që nënkupton se NUK ka të drejtë në asnjë transaksion TJETËR.
Autorizimi i agjentëve bëhet vetëm me kërkesë të përfaqësuesit të biznesit.
Për cdo informatë mund të kontaktoni degën më të afërt apo Qendrën Kontaktuese në 038 744 100.