Sigurimi i Pronës

NLB Banka sh.a. është e liçencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si ndërmjetësuese në ofrimin e sigurimit të pronës (për persona juridik –biznese) në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve KS Illyria.

– Sigurimi i pronës, ofron mbrojtje ndaj pjesës më të madhe të rreziqeve që i kanosen pronës dhe pasurisë suaj, si nga zjarri, vjedhja, kushtet atmosferike dhe klimatike, etj.

– Subjekt i këtij sigurimi mund të jenë prona/pasuria e luajtshme dhe ajo e paluajtshme, individuale ose biznesore.

Prona juaj është një investim i madh. Mbrojtja e këtij investimi nuk duhet të jetë sfidë e madhe për ju. Tek ne ju mund të gjeni një mënyrë të zgjuar dhe të përshtatshme për të mbrojtur investimin tuaj.

NLB Banka në bashkëpunim me Kompaninë e Sigurimeve “Illyria” sh.a. u ofron mbrojtje financiare për humbjet apo dëmtimet që vijnë nga:

  1. Zjarri, eksplodimi, rrufeja;
  2. Tërmeti;
  3. Tymi;
  4. Stuhia;
  5. Përmbytja;
  6. Trazirat, trazirat civile, grevat e punës, ose çrregullimet politike;
  7. Vandalizmi;
  8. Goditjet nga aeroplanët, ose objektet tjera fluturuese ose gjësendeve që mund të bien prej tyre, automjeteve, apo kafshëve;
  9. Dalja e ujit nga depozitat, ose rezervuaret e ujit, tubacionet, pajisjet, ose nga sistemet e ngrohjes qëndrore;
  10. Rrëshqitja, apo fundosja e (truallit) tokës në të cilën ka ndërtesa;
  11. Ngrirja e ujit në deponi, apo në rezervuare, pajisje ose në tuba;
  12. Rrjedhja e karburantit nga sistemet e ngrohjes qendrore;
  13. Vjedhja, ose tentim vjedhja;
  14. Rënia e marrësve (antenave) të radiove, apo televizioneve (duke përfshirë enët satelitore), përfshirë edhe mbajtësit e tyre;
  15. Rrëzimi i drunjve, ose rënia e degëve të tyre;
  16. Humbja e qirasë dhe kostoja për strehim;
  17. Dëmtimet aksidentale të pajisjeve elektronike shtëpiake;
  18. Xhamat e fiksuar dhe pajisjet sanitare si edhe pasqyrat dhe xhamat;
  19. Përgjegjësia juaj ndaj palëve të treta.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×