Financimi i obligimeve të klientëve në institucionet tjera finaciare

Ky produkt është i dizajnuar për të mundësuar financimin e obligimeve të klientëve në institucionet tjera financiare si dhe mjete tjera shtesë nëse klienti ka nevojë.

Financimi i obligimeve të klientëve në institucionet tjera finaciare

Produkti bazohet në financimin e të gjitha obligimeve të klientit në të gjitha institucionet tjera financiare dhe mikro financiare si dhe financimin e kërkesave shtesë të klientit.

-           Shuma maksimale e kredisë nuk duhet të tejkalojë ekspozimin total të klientit në institucionet tjera financiare apo afatet maksimale të bankës NLB Banka.

-           Mbulueshmëria me kolateral duhet të jetë si për çdo produkt tjetër kreditor (duke u bazuar në Manualin për vlerësim të hipotekës dhe procedurën për peng).

Cilat kritere duhet t’i përmbushni për aplikim?

  • Të jeni banor të Republikës së Kosovës
  • Të keni biznes aktiv dhe te regjistruar së paku 6 muaj
  • Biznesi të gjenerojë të hyra, pra të jetë profitabil
  • Të keni histori të mirë kreditore

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopja e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi;
  • Plani i biznesit (projekti investiv),faturat, para kontratat, kontratat etj.;
  • Pasqyrat financiare;
  • Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti);
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×