Visa Credit Business

VISA Business është kartelë kreditore për klientët e biznesit e cila mund të përdoret për pagesa të ndryshme përmes pikave të shitjes, internetit, apo për tërheqjen e të hollave nga bankomati brenda dhe jashtë Kosovës përmes secilës bankë që ka marrëveshje me VISA-n.



Shlyerja e borxhit minimal prej 5% çdo muaj

Afat kohor deri në 45 ditë për shlyerjen e detyrimeve pa interes

Mundësi e rritjes së limitit

Grace Periudha

Kjo kartelë u mundëson klientëve të biznesit që borxhin ndaj bankës ta paguajnë më së largu deri në ditën e 15 të muajit vijues në tërësi (pra grejs periudhë 15 ditore) ose vetëm 5% të borxhit total, me ç’rast pjesa e mbetur e borxhit shndërrohet në kredi .


Faturimi

Në fund të çdo muaji, Banka është e obliguar që t’ia dorëzojë klientit faturën për muajin përkatës, duke përfshirë qarkullimin gjatë tërë muajit; detyrimet ndaj bankës; si dhe pagesat të tjera që mund të dalin.


Dokumentacioni

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për Visa Business është:

  • Aplikacioni
  • Dokumentacioni i biznesit
  • Kopja e letërnjoftimit të personave të cilët do të pajisen me kartelë kreditore Visa Business
  • Pasqyrat Financiare
  • Kolaterali

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×