Kredi për Investime

Nëse planifikoni të filloni investimet, dëshironi të filloni biznes të ri, të zgjeroni biznesin tuaj ekzistues, të ngritni kapacitetin e prodhimit, të zgjeroni aktivitetet apo të bleni biznes tjetër, NLB Banka ju ofron kredi për investime me norma atraktive të interesit, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave tuaja.

Normë atraktive e interesit

Afati deri në 120 muaj

Këste të rregullta ose fleksibile të kredisë

Kredi për investime

Ne mund t’ju ofrojmë produkte kreditore me norma atraktive të interesit për këto qëllime:

  • Financimi i ndërtimit, rindërtimit apo renovimit të objekteve;
  • Blerja e pronës/objektit të biznesit;
  • Blerja e teknologjisë, veglave dhe pajisjeve tjera;


Mundësitë e sigurimit të produkteve kreditore:

  • Për kreditë deri në vlerën 50,000.00 euro, si mbulueshmëri shërben vetëm pengu (mjetet e luajtshme);
  • Për kreditë mbi vlerën 50,000.00 euro, si mbulueshmëri është edhe hipoteka (mjetet e paluajtshme).

Mundësitë tjera për kredi:

  • Shuma e kredisë sipas kërkesës dhe nevojës së klientit;
  • Afati i kredisë deri në 120 muaj, ndërsa varësisht prej projektit investiv lejohet edhe në afat me të gjatë;
  • Sipas projektit investiv, grejs periudhë deri 12 muaj;
  • Mundësia e kthimit të kredisë me këste të rregullta dhe jo të rregullta sipas kërkesës së klientit varësisht nga sezonaliteti i veprimtarive te caktuara të bizneseve;
  • Financimi i investimeve deri në 70% të vlerës totale të projektit investiv;
  • Norma preferenciale të interesit.

Dokumentet e nevojshme për kredi:

  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit;
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës së përfaqësuesit ligjor të subjektit juridik;
  • Të dhënat e nevojshme financiare;
  • Dokumentet valide të pengut apo hipotekës;
  • Plani investiv;
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×