Dritarja Start-Up në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.  

Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentit financiare do të ofrojë edhe komponentin jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja, të cilat do të mbështeten në aspektin:

  • E ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi);
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

Cilat biznese kualifikohen?

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit ,
  • NMVM-të me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj eksperiencë,
  • Një huamarrës/biznes i kualifikuar duhet të jetë në pronësi  të paktën  i  një qytetari privat ose banori të  përhershëm  të Kosovës,
  • NMVM–të  që kanë më pak se 250 punonjës.

Cilat kredi mund të përfitojnë nga dritarja Start-Up?

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Start-Up:

  • Shuma maksimale e kredisë është 100,000 EUR,
  • Shuma maksimale e garancisë është 80,000 EUR,
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues,

Cilat janë karakteristikat e garancisë?

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë,
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%,
  • Tipi i garancisë: Revolvues,

Cilat janë përfitimet? 

Për NMVM-të  

  • Rritje e qasjes në financa,
  • Kushte më të favorshme për ndërmarrësit që do të vijojnë trajnimin e ofruar nga FKGK,
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit,
  • Reduktim i kolateralit,
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
  • Qëndrueshmëri e biznesit,

Cili është procesi i aplikimit dhe vendimmarrjes?

  • Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
  • Banka pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse biznesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Banka do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×