NLB Smart POS

Shndërroni telefonin tuaj në një terminal POS

Informacioni bazik

  • NLB Smart POS është aplikacion i çertifikuar në telefon që ka funksionin e terminalit POS.
  • Posedon një nga teknologjitë më të avancuara në fushën e pagesave me kartelë, e cila u mundëson tregtarëve të pranojnë pagesa me kartelë pa pajisje shtesë.
  • Pajisja e tregtarit që mund të shndërrohet në terminal POS duhet të ketë versionin 10.0+, sistem operativ android, të ketë qasje në internet dhe të ketë të aktivizuar opsionin NFC.
  • Me NLB Smart POS, telefoni mund të pranojë pagesa pa kontakt me kartelat e pagesave VISA dhe Mastercard të lëshuara nga çdo bankë dhe përmes aplikacioneve të pagesave mobile (Apple Pay, Google Pay, Samsung Pay dhe të tjera), si dhe përmes pajisjeve tjera (Garmin Pay).
  • Pas realizimit të transaksionit, dëshmia e pagesës do të shfaqet në ekranin e pajisjes Smart POS dhe mund t'i dërgohet blerësit me SMS, në adresën e emailit ose në një kanal tjetër të zgjedhur prej tij.


Përparësitë e përdorimit të NLB Smart POS:

  •  përpunim i sigurt i të dhënave
  • pagesa me kartelë pa kontakt përmes pajisjeve Android
  • Telefoni mund të përdoret për pagesë si POS Terminal në çdo kohë dhe në çdo vend
  • proces i thjeshtë i pagesës
  • shpenzime më të ulëta
  • nuk ka nevojë për pajisje shtesë, për dallim nga POS terminali klasik 
  • aplikacioni është i përshtatshëm për të gjitha llojet e bizneseve dhe i lehtë për përdorim
  • shërbim modern i pagesave dhe teknologji që është miqësore ndaj mjedisit


Si të pajiseni me NLB Smart POS?

Aplikoni për shërbimin NLB Smart POS në çdo degë të Bankës.

Banka ju dërgon një e-mail me informacione për: 

  • ID-në e përdoruesit dhe 
  • linkun për të shkarkuar aplikacionin nga Google Play Store.

Në të njëjtën kohë, ju do të pranoni edhe një SMS mesazh me një kod aktivizimi. 

Shkarkoni aplikacionin nga Google Play Store.

Pas shkarkimit dhe instalimit të aplikacionit, do të shfaqet ikona NLB Smart POS.

Shënoni emrin e përdoruesit dhe kodin e aktivizimit që keni pranuar më parë me email dhe SMS.

Aktivizimi përfundon kur hyni në profilin tuaj të përdoruesit (të biznesit tuaj).

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×