FTESË PËR OFERTIM

15 April, 2024 Për ofrimin e shërbimeve të auditimit të energjisë në objektin qendror

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve të auditimit të energjisë në objektin qëndror.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Afati i liferimit, dhe
  • Garancioni.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Afati për dorëzimin e ofertave është 22.04.2024

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×