Sigurimi i Jetës
Sigurimi i Jetës është pjesë përbërëse e çdo planifikimi të mirëfilltë financiar!
Të gjitha instrumentet tjera financiare na ofrojnë mundësinë e planifikimit, bazuar në gjendjen në të cilën gjendemi momentalisht. Sigurimi i Jetës është alternativa e vetme e cila mundëson planifikim për të gjitha: të pa-parashikuarën dhe të pashmangshmen.
Sigurimi i Jetës ofron mundësinë e planifikimit të së ardhmes sonë, dhe të afërmve tanë, duke:
- siguruar se në rast të të papriturës dhe të pashmangshmes, të afërmit tanë përfitojnë mbështetjen financiare bazuar në policen e sigurimit të jetës;
- siguron mbylljen dhe pagesën e kredise pavarësisht fazën ne të cilën gjendet kredia
Produktet qe ofrohen nga Illyria Life përmes NLB Banka:
- Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit
- Sigurimi Klasik i Jetës – Term Life
SIGURIMI I JETËS SË KREDIMARRËSIT
Sigurimi i jetës së Kredimarrësit është një produkt i sigurimit të jetës, i cili ju ofrohet klientëve të cilët marrin kredi në NLB Banka.
Me rastin e fillimit të sigurimit të jetës së kredimarrësitë, kompania e sigurimit te jetës bartë rrezikun e shlyerjes së kredisë, në rast të pamundësisë së shlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit, në këmbim të pagesës së primit e cila caktohet në bazë të shumës së kredisë, moshës së kredimarrësit si dhe periudhës së maturimit të kredisë.
- Lartësinë e shumës së siguruar e kontraktojnë Ndërmjetësuesi dhe i Siguruari me rastin e lidhjes së kontratës së sigurimit.
- Gjatë periudhës së sigurimit shuma e siguruar zvogëlohet, duke përcjellur amortizimin e kredisë, derisa të dyja të arrijnë vlerën zero.
Pra, Siguruesi garanton pagesën e shumës së papaguar të kredisë në momentin e humbjes së jetës së kredimarrësit.
Parametrat e Përgjithshme |
|||
Mosha Minimale e Personit të Siguruar: |
18 vjeç |
Periudha Minimale Siguruese: |
1 vjet |
Mosha Maksimale e Personit të Siguruar: |
69 vjeç |
Periudha Maksimale Siguruese: |
20 vjet |
Shuma Minimale e Sigurimit të ekspozimit kreditor |
€ 400 |
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit mund të ju ofrohet klientëve pavarësisht llojit te kredisë, kredi personale, kredi hipotekare, kredi biznesi, kredi konsumuese, overdraft (mbitërheqje), kredi bujqësore, kredi për shkollim, kartele kreditore dhe çdo produk kreditor që parashihet me procedura të kredive.
PAGESA E PRIMIT
Primi mund të paguhet në baza tre mujore, gjashtë mujore, vjetore apo përnjëherë për tërë periudhën e afatit të maturimit të kredisë.
Për të gjitha kreditë deri në 5,000 EUR, Primi do të paguhet në baza vjetore, sipas shembullit më poshtë, që në këtë rast maturiteti është 36 muaj.
Periudha Siguruese Kohëzgjatja e Kredisë |
36 muaj |
Periudha e pagesës së primit - 80% e kohëzgjatjes së kredisë |
27 muaj |
Shuma e siguruar / Kredia |
5,000.00 € |
Primi vjetor |
14.10 €
|
*Shembulli është llogaritur për një femër të moshës 40 vjeç.
Primi mujor mund të kontraktohet vetëm në rastet e policave me shuma siguruese mbi 50,000.00€.
Tabela më poshtë pasqyron dy skenarë në shuma: 10,000 EUR dhe 50,000 EUR në afate të ndryshme të maturimit.
60 muaj
|
120 muaj |
48 muaj |
96 muaj |
10,000.00 € |
50,000.00 € |
37.66 € |
227.26 € |
*Shembulli është llogaritur për një femër të moshës 40 vjeç.