Çka është Contactless?
Paguani shpejt, lehtë dhe sigurt me kartelat pa kontakt – contactless!
Paguani shpejt, lehtë dhe sigurt me kartelat pa kontakt – contactless!
Shpejt
Lehtë
Sigurt
Contactless është një mënyrë e shpejt, e lehtë dhe e sigurt për të paguar me kartelë në POS terminale për blerjet që kushtojnë deri në €15 pa pasur nevojë të shtypni PIN kodin tuaj.
Contactless pagesat tashmë pranohen në një gamë të gjerë të dyqaneve, bareve, kafeneve dhe restoranteve. Ato gjithashtu pranohen edhe në shumë mjedise të pambikëqyrura si në makinat shitëse.
POS terminalet që pranojnë pagesa pa kontakt -contactless do ta kenë të shfaqur simbolin pa kontakt në terminal.
Pagesat me kartelë Contactless janë projektuar për ta bërë jetën përdorimin e kartelës më të lehtë për konsumatorët.
Prekni kartelën contactless me lexuesin e POS terminalit, për të paguar brenda pak sekondash.
Nuk ka nevojë për të gjetur kesh dhe ju lehtë mund të monitoroni blerjet e juaja në pasqyrën e qarkullimit ose në ndonjë aplikacion tjetër bankar (e-Klik ose Mobile Banking).
Pagesat me kartela Contactless janë shumë të sigurta. Ato kanë të njëjtën mbrojtje si pagesat me kartela Chip & PIN, duke i bërë ato më të sigurt se sa kesh. Kartelat contactless janë të ngulitura pajisura me shtresa nivele të shumta të sigurisë për mbrojtje kundër mashtrimit.
Nëse keni të udhëtoni jashtë vendit, ju mund të përdorni kartelën tuaj contactless kudo që shitësi ka ekspozuar simbolin contactless.