Comfort Card - Kartelë Kreditore

MasterCard Comfort është kartelë kreditore nga brand-i Master, përmes së cilës mund të bleni produkte dhe shërbime të ndryshme pa interes te tregtarët, të cilët kanë marrëveshje me NLB Bankën.

Pa interes

Deri në 36 këste

Çka ta don zemra!

Çka mundëson Comfort Card?

  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve me këste pa interes deri në 36 muaj, në të gjithë POS terminalet e NLB Banka;
  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve pa këste, me Grace (grejs) periudhë deri në 45 ditë në POS terminalet e NLB Banka si dhe në të gjithë POS terminalet e Bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës që kanë shenjën e Master;
  • Mundëson tërheqjen e parave të gatshme në ATM-ët e NLB Banka dhe ATM-ët e Bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës që kanë shenjën e Master;
  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve përmes internetit;
  • Pagesa në POS-a pa kontakt (CONTACTLESS) deri në shumën 40€ pa nevojë për dhënje të PIN-it.

Blerja e produkteve me këste

  • Kontrollimin e bilancit të kartelës përmes bankomatëve;
  • Tarifa të ulëta për shërbimet brenda grupit NLB;

Blerja e produkteve pa këste (Revolving)

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS me këste dhe paguani këstin/et e arritura brenda afatit, atëherë nuk do të paguani interes.
Përcaktimi i numrit të kësteve bëhet nga vetë poseduesi i kartelës me rastin e pagesës në POS të NLB Bankës, varësisht prej marrëveshjes së Bankës me tregtarin.

 

Mënyrat tjera të shfrytëzimit të Comfort Card

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste apo në internet dhe paguani vetëm 5% të borxhit të përgjithshëm brenda afatit, atëherë do të aplikohet interes i rregullt në borxhin e mbetur dhe të papaguar.
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste dhe paguani në tërësi borxhin e përgjithshëm brenda afatit, atëherë nuk aplikohet interes.

Çka është pagesa minimale?

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për tërheqje të parave të gatshme nga bankomati, do të aplikohet interesi i rregullt nga data e tërheqjes së mjeteve.
Për secilën blerje që ju keni realizuar me Comfort Card, Banka do të përllogarit borxhin me datën 1 të muajit vijues, kurse afati për kthimin e borxhit është data 15 e atij muaji.

Shkarko Informacionin per MasterCard pa interes

Pagesa minimale është borxhi të cilin duhet ta paguani deri me datën 15 të muajit vijues dhe përfshihet:

  • Kësti/et e arritura dhe/apo
  • 5% e borxhit të shfrytëzuar si Revolving.

Banka në mënyrë automatike realizon pagesën e borxhit të arritur duke transferuar mjetet nga llogaria e klientit në llogarinë e kartelës kreditore të klientit. Nëse klienti dëshiron të paguaj shumë më të madhe se pagesa minimale mujore, këtë mund t’a bëj në sportelet e Bankës apo përmes e-klik.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×