Apple Pay
iPhone-i juaj tani është kartela juaj NLB.
iPhone-i juaj tani është kartela juaj NLB.
Aktivizim i Shpejtë
Paguani Lehtësisht me Apple
Siguri dhe Privatësi Maksimale
NLB Banka me krenari prezanton Apple Pay për klientët e saj në Kosovë! Kjo është një mënyrë e re, e lehtë dhe jashtëzakonisht e sigurt për të kryer pagesa me pajisjet tuaja Apple: iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro. Ne jemi të përkushtuar të sjellim inovacionin digjital dhe vlerën e jashtëzakonshme te klientët tanë, duke e bërë menaxhimin e financave tuaja më të thjeshtë dhe më të besueshëm – në çdo kohë, kudo.
Apple Pay e bën procesin e pagesës të shpejtë dhe pa probleme, si në dyqane fizike, ashtu edhe brenda aplikacioneve apo online.
Me Apple Pay, siguria dhe privatësia juaj janë prioriteti kryesor.
Kjo siguron që transaksionet tuaja të jenë gjithmonë të mbrojtura.
Ju mund ta shtoni kartelën tuaj të NLB Bankës në Apple Wallet edhe drejtpërdrejt nga aplikacioni NLB Pay. Thjesht shkarkoni dhe logohuni në aplikacionin NLB Pay nga App Store. Pasi të hyni, do t'ju shfaqet një dritare (pop-up) që ju lejon të shtoni kartelën tuaj në Apple Wallet.
Shikoni videon më poshtë se si ta shtoni kartelën tuaj NLB në Apple Wallet pçrmes NLB Pay:
Konfigurimi i Apple Pay është jashtëzakonisht i thjeshtë:
Pasi të keni shtuar një kartelë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro, mund të filloni të përdorni Apple Pay menjëherë në atë pajisje. Ju do të vazhdoni të merrni të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrohen nga kartat tuaja të NLB Bankës.