Si të përdorni shërbimin NLB e-Klik?

11 January, 2018

Kurseni kohë dhe para duke përdorur shërbimin NLB e-Klik.

e-Klik është sistem i bankimit online që ja mundëson klientit qasjen në llogarinë bankare për të kryer transaksione financiare. Me këtë shërbim ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve nga zyret apo shtëpitë tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me siguri të plotë, më shpejtë dhe më lirë.

Përparësitë e përdorimit të shërbimit e-Klik.

  • Qasja në llogarinë tuaj 24/7;
  • Kursimi i kohës;
  • Shpenzimet e ulëta;
  • Menaxhimi i mjeteve tuaja;
  • Përcjellja e gjendjes së llogarive;
  • Realizimi i transaksioneve;

Me e-Klik, ju keni qasje në:

  • Qarkullimin dhe bilancin e llogarive;
  • Detajet e transaksioneve;
  • Përcjelljen e planit të amortizimit të kredisë;
  • Realizimin e pagesave të ndryshme;
  • Krijimin e shablloneve për pagesa të shpeshta;

Me NLB e-Klik ju mund të realizoni operacione bankare si:

  • Realizimin e pagesave
    • Bankare, brenda NLB Prishtina;
    • Kombëtare, me bankat tjera të vendit;
    • Ndërkombëtare;
    • Realizimi i transaksioneve brenda Bankës dhe ndërbankare me anë të importimit të listës “Pagat”;
    • Pagesa e borxhit të Kredit Kartelës;
    • Pagesa doganore;
  • Shpenzimet mujore si:
    • Energjia elektrike;
    • Ujësjellësi;
    • Telefonia fikse dhe mobile;
  • Shërbimet publike
  • Pagesa komunale si:
    • Pagesat për kopështin e fëmijëve;
    • Tatimin në pronë;
    • Pagesat e ndryshme komunale;

Nëse të gjitha këto transaksione i realizoni përmes NLB e-Klik, atëherë ju do të kurseni kohë dhe para në krahasim me pagesat në sportel.

 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×