FCI mirëpret anëtarin e saj të ri në Kosovë: NLB Banka sh.a.

15 December, 2020

NLB Banka sh.a. është anëtare e Grupit NLB, grupit më të madh financiar ndërkombëtar me seli në Slloveni dhe një interes strategjik ekskluziv në Evropën Juglindore. Për më tepër, Grupi NLB përbëhet nga gjashtë banka vartëse në Evropën Juglindore dhe disa kompani për shërbime ndihmëse (si administrim i aseteve, sigurime, menaxhim i pasurive të patundshme, etj.).

Përmes përvojës dhe njohurive të gjera, NLB Banka sh.a. po luan një rol thelbësor në zhvillimin e sektorit bankar dhe ekonomisë në Kosovë. Suksesi ynë bazohet në angazhimin për të ofruar shërbime cilësore, zgjidhje inovative për klientët tanë duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën tonë si dhe duke krijuar dhe mbajtur lidhje dhe kujdes të veçantë me klientët duke ju ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve bankare.

Ne fuqimisht besojmë dhe promovojmë pikëpamjen se inovacioni drejton ekonominë, kështu që vazhdimisht investojmë në teknologji të re dhe shërbime të avancuara dhe përpiqemi të frymëzojmë dhe inkurajojmë punonjësit tanë të zhvillojnë ide për inovacion. Digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve janë fushat në të cilat përqendrohet fokusi i investimeve dhe si lider i tregut në inovacion, angazhimi ynë drejt zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve inovative për klientët do të mbetet një nga qëllimet tona kryesore. Për më tepër, ne jemi të përkushtuar në mbështetjen aktive të zhvillimit të qëndrueshëm në shoqëri, si dhe kontribuojmë në një cilësi më të mirë të jetës.

Jemi të lumtur dhe krenarë që u anëtarësuam në FCI ku do të kemi mundësi t'u ofrojmë klientëve tanë shërbime ndërkufitare faktoring, tregti ndërkombëtare dhe bashkëpunim me profesionistë të industrisë nga e gjithë bota për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme biznesi.


Me shume: https://fci.nl/en/news/fci-welcomes-its-new-associate-member-kosovo-nlb-banka-sha

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×