NLB Banka fillon iniciativën “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën” duke kursyer letër

15 July, 2021
NLB Banka është e orientuar në digjitalizimin e shërbimeve që ndikojnë në uljen e shfrytëzimit të letrës dhe mbrojtjen e ambientit. Platformat digjitale ndikojnë dukshëm në kursimin e letrës që shpenzohet gjatë ofrimit të shërbimeve për klientë në degët e Bankës, andaj, pajisja e klientëve me shërbimet elektronike si e-banking dhe m-banking e zvogëlon përdorimin e letrës duke kursyer kështu prerjen e drunjëve. Prandaj, klientët e Bankës duke shfrytëzuar shërbimet elektronike, jo vetëm që kursejnë kohën e tyre gjatë bankimit elektronik, por kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. Për këtë qëllim Banka, për çdo përdorues të ri në platformat digjitale do të investoj në gjelbërimin e hapësirave publike.


Në kuadër të iniciativës “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën”, Banka sot ka përfunduar mbjelljen e 123 drunjëve në Parkun Memorial të Velanisë. Prezent në këtë ngjarje ishte përfaqësuesi nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Parqeve z. Kastriot Muçolli, z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës dhe përfaqësues tjerë nga Komuna e Prishtinës dhe NLB Banka.

z. Kastriot Muçolli u shpreh falënderues për donacionin e dhënë nga miku më i ri i Komunës së Prishtinës, NLB Banka. Ai gjithashtu tha se shpresojnë që edhe bizneset tjera të ndjekin shembullin e mirë të NLB Bankës për të kontribuar në gjelbërimin e hapësirave publike.

“Shpresojmë që përmes kësaj iniciative të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve për kursimin e letrës duke i mirëpritur shërbimet elektronike. Për një transaksion të thjeshtë shpenzohen rreth 3 letra në degët e Bankës, e kjo evitohet nëse transaksioni realizohet përmes platformave digjitale si e-banking ose m-banking. Prandaj, ne si Bankë kemi krijuar infrastrukturën dhe mundësitë që klientët tanë të shërbehen përmes shërbimeve elektronike dhe njëkohësisht do të dhurojmë për ambientin duke gjelbëruar hapësirat publike. Sot kemi filluar me Parkun Memorial në qytetin e Prishtinës, dhe në vazhdim të kësaj iniciative do të vazhdojmë edhe me gjelbërimin e hapësirave tjera.” tha z. Lumezi.

NLB Banka do të vazhdoj të kontribuon në aktivitete dhe projekte të ndryshme që ndikojnë në përmirësimin e kushteve në mjedisin ku punojmë dhe jetojmë.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×