NLB Banka sh.a. fiton nga EBRD çmimin si 'Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2020' në kuadrin e Programit për Lehtësimin e Tregtisë

16 July, 2021

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) i ka dhënë NLB Banka sh.a. çmimin për performancë të jashtëzakonshme në vitin 2020 në kuadrin e Programit të Lehtësimit të Tregtisë (TFP) të EBRD- së.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 qershor 2021 gjatë Sesionit informativ të TFPsë në kuadër të Takimit të 30-të Vjetor të EBRD-së, i cili për herë të parë u mbajt virtualisht.

Sesioni informativ i TFP u hap nga Presidentja e EBRD Odile Renaud-Basso. Ajo tha: “E di që sot po i drejtohem një auditori vërtet të jashtëzakonshëm. Ju përfaqësoni më të mirën e talentit të financimit tregtar. Ju drejtoni tregtinë ndërkombëtare që është kaq jetike për rritjen ekonomike globale, prosperitetin dhe paqen."

Duke theksuar pengesat e pazakonta të tregtisë ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia globale, ajo vazhdoi: "E di se sa shumë keni punuar të gjithë që kur ka filluar pandemia dhe e di se do ta tejkalojmë edhe këtë krizë."

NLB Banka sh.a. e ka nderin të jetë fituese e çmimit 'Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2020', për garancione dhe letër kredi, nga Programi për Lehtësimin e Tregtisë. Banka i është bashkuar TFPsë në vitin 2016 dhe është bërë një partner i rëndësishëm i EBRDsë në rajon, si dhe për pesë vjet rresht është shpërblyer me çmim nga EBRD.

NLB Banka sh.a. duke u mbështetur nga TFP vazhdoi të lehtësojë veprimtaritë e financimit të tregtisë së jashtme gjatë gjithë vitit 2020, pavarësisht nga shumë sfida me të cilat u përball për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Banka do të forcojë bashkëpunimin e saj me EBRD me qëllim të mbështetjes së klientëve të saj për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre tregtare ndërkombëtare dhe për t’u lançuar në tregje të reja, gjatë këtyre kohëve sfiduese dhe më tej!

TFP, që nga viti 1999, synon të nxisë tregtinë e jashtme në, nga dhe brenda rajoneve të EBRD dhe ofron një sërë produktesh për të lehtësuar këtë tregti, duke përfshirë garancionet dhe avanset në kesh të lidhura me tregtinë.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×