Grupi NLB dhe ABA League j.t.d. – Shkruajmë së bashku një kapitull të ri të basketball-it rajonal

01 February, 2022

Ky rajon i mundësive është shtëpia jonë. Dhe tani kemi një mundësi të re të afrojmë rajonin ku operojmë të Europes Juglindore edhe më afër – kësaj radhe përmes sportit. Të bëhemi numër një dhe të tregojmë pasionin tonë. Tek ABA League j.t.d. ne kemi gjetur një partner rajonal dhe duke sponsoruar ABA League j.t.d. ne kemi mundësi të konfirmojmë përkushtimin tonë për zhvillimin e këtij rajoni. Njerëzit që jetojnë, punojnë, krijojnë dhe ëndërrojnë në këtë rajon janë shumë më të lidhur se sa duket në shikim të parë. Sepse ne besojmë me gjithë zemër në këtë rajon dhe në potencialin e ABA League j.t.d., prandaj do të qëndrojmë pranë tyre. 

Grupi NLB po i bashkohet ABA League j.t.d. në sezonin 2021/22, dhe bashkëpunimi mes këtyre lojtarëve rajonal, të dy lider në sport dhe sektorin financiar do të vazhdoj deri në vitin 2025.

Duke hyrë në garën më të fuqishme të rajonit si sponsor, Grupi NLB është bërë sponsor gjeneral i divizionit të dytë të garës nën kujdesin e ABA League j.t.d., e cila prej tani do të quhet NLB ABA LEAGUE 2. 

Blaž Brodnjak, CEO, NLB Group:

”Ne jemi më shumë se një grup financiar dhe si një institucion i rëndësisë sistematike, ne nuk jemi të interesuar vetëm për tema të afarizmit. Ne duam të krijojmë, rrisim dhe lidhim rajonin e mundësive ku operon Grupi në mënyra të ndryshme – edhe përmes sportit. Basketbolli është një sport në ekip që ka shkruar historitë më të famshme dhe më inspirueset në rajon, duke na treguar për fitoret dhe sukseset nga ekipet nacionale dhe klubet e basketball-it. Duke mbëshettur ABA League j.t.d., Grupi NLB e dëshmon edhe njëherë që e njeh pasionin dhe dëshirën për rajonin e mundësive, e flet të njejtën gjuhë dhe ka të njejtën kulturë. Prandaj, Grupi ynë i kupton dhe i promovon gjithçka që çmohet nga njerëzit në këtë rajon. Ne jemi anëtarë të të njejtit ekip. Dhe si ekip, bashkojmë komunitete, kultura dhe gjuhë të ndryshme, duke formuar kështu një shkëmb të fortë që kap çdo mundësi përmes veprave të koordinuara dhe që janë vlerat e Grupit NLB.”

Dubravko Kmetović, drejtor i ABA League j.t.d.: 

“Në emër të ABA League j.t.d., jam shumë i lumtur dhe krenar t’i uroj mirëseardhje (prapë) Grupit NLB në shtëpinë tonë të përbashkët të basketball-it. Grupi NLB ka qenë me ABA League j.t.d. prej fillimit, kur lindi edhe ideja e basketbollit rajonal, dhe jam shumë i lumtur që kemi ripërtrirë marrëveshjen dhe kemi këtë grup financiar prapë pranë nesh.

Jam i bindur që së bashku do të realizojmë gjëra shumë të mira në nivele të ndryshme. Përderisa qëllimi jonë kryesor mbetet i njejtë, të ndihmojmë basketbollin rajonal të rritet edhe më shumë në vitet në vijim, ne gjithashtu duam të përdorim bashkëpunimin për tu kujdesur për komunitetin e basketboll-it pasi që qëllimet tona të përbashkëta gjithashtu do të përfshijnë promovimin dhe përhapjen e të gjitha aspekteve kulturore që lidhen me sportin, duke ofruar edukim financiar për lojtarët, duke ndihmuar lojtarët e rinj për zhvillim dhe organizimi i shumë projekteve në shërbim të komunitetit. Gjithashtu, ne do të mbështesim kampionatin NLB Wheel, pasi që e shohim si pjesë shumë të rëndësishme në basketboll-in rajonal.”


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×