NLB Banka mbështet promovimin e librit “Dritë shpirti” me ese të shkruara nga personat me nevoja të veçanta

23 February, 2022

Sot, në Biblotekën Kombëtare të Kosovës u promovua libri “Dritë Shpirti” në katër formate të shkrimit: Formati tipik, Braile, Akustik dhe Font të zmadhuar. Ky libër përmban ese të përzgjedhura nga konkursi letrar i organizuar me pjesëmarrës me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. Esetë përkojnë me temën mbi rëndësinë e jetës si person me nevoja të veçanta, vështirësitë dhe diskriminin nga shoqëria.

Kjo iniciativë është organizuar nga OJQ “You Can Do” të cilët punojnë për një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta ku personat me nevoja të veçanta realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe është mbështetur financiarisht nga NLB Banka.

Në ngjarjen e promovimit të librit janë ndarë tre çmimet e para për esetë më të mira të përzgjedhura nga komisioni i formuar nga OJQ “You Can Do” me anëtarë: Radije Hoxha, redaktore e librit dhe kryetare e komisionit, Jusuf Fazliu, anëtar i komisionit dhe Hashim Llumnica, anëtar i komisionit dhe drejtori OJQ “You Can Do”.

Znj. Radije Hoxha në një fjalë rasti u shpreh mirënjohëse për përkrahjen financiare të NLB Bankës për botimin e këtij libri dhe bëri thirrje për përfshirjen e gjithë shoqërisë në mbështetje të këtyre aktiviteteve duke theksuar që në Kosovë mungojnë botimet në gjuhën shqipe për libra në fusha të ndryshme për persona me nevoja të veçanta.

NLB Banka ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetin ku vepron dhe në vazhdimësi do të përkrahë projekte të tilla që ndikojnë në uljen e pabarazive dhe promovimit të talentit të personave me nevoja të veçanta.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×