BERZH i jep përsëri çmimin NLB Bankës si ‘Banka më aktive për lëshimin e Garancioneve në Kosovë në vitin 2021”

11 May, 2022

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë përsëri NLB Bankës çmimin për performancën e saj të jashtzakonshme në vitin 2021 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në takimin vjetor të BERZH-it në Marrakech-Morocco, gjatë sesionit të Informacionit të TFP-së dhe Ceremonisë së Çmimeve. Ky është viti i gjashtë me radhë që NLB Banka e merr këtë çmim.

Viti 2021 ka vazhduar me sfida si pasojë e shpërthimit të pandemisë Covid-19, megjithatë Banka vazhdoi rritjen e tregtisë ndërkombëtare përmes programit të lehtësimit të tregtisë nga BERZH për 184% krahasuar me vitin 2020, duke ju ofruar klientëve zgjidhje të personalizuar në drejtim të lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare.

Përmes Fondit per sigurimin e financimit tregtar, BERZH mbulon rrezikun politik dhe tregtar të instrumenteve të financimit të tregtisë të lëshuara nga NLB Banka sh.a. për të lehtësuar aktivitetet e financimit të tregtisë së jashtme.

NLB Banka do të vazhdoj forcimin e bashkëpunimit të saj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me qëllim të mbështetjes së klientëve të saj për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre tregtare ndërkombëtare.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×