NLB Banka së bashku me FC Prishtina u dhurojnë fanella sportive fëmijëve

17 May, 2022

Nuk ka asgjë më të çmueshme se buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve, andaj me shumë dashuri, sot NLB Banka së bashku me lojtarët e FC Prishtina dhuruan fanella sportive fëmijëve të klasës së VI-të në SHFMU “Dardania”.

Përgjegjësia sociale është në qendër të strategjisë së NLB Bankës dhe ne i kushtojmë rëndësi të veçantë mbështetjes së aktiviteteve sportive profesionale dhe për të rinjë. Ne mbështesim në mënyrë tradicionale klubin e futbollit më të vjetër në Kosovë, FC Prishtina, prandaj me lojtarët e këtij ekipi sot organizuam vizitën në SHFMU “Dardania” për t’i gëzuar fëmijët. Takimi i fëmijëve me idolët e tyre sportiv ishte shumë emocionues.

Sporti na bashkon të gjithëve dhe është i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ai ka fuqi të bashkojë dhe të ndryshojë botën.

Fëmijë, ju jeni e ardhmja jonë.

Luani, ëndërroni, triumfoni!



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×